EmailFacebookKontakt

Jeruzalem – Ndërroi jetë Patriku Diodor I

Jeruzalem – Ndërroi jetë
Patriku Diodor I

Në 20 dhjetor 2000, ndërroi jetë në moshën 77-
vjeçare, Patriarku i Jerusalemit, Diodori I, primat
i Kishës Orthodhokse në Izrael, Jordani dhe
Territoret Palestineze. Ai ishte në krye të Kishës
së Jerusalemit që nga viti 1981. Drejtimin e për-
kohshëm të Patriarkanës së Jerusalemit e bën Mi-
tropoliti Korneli i Petras.
Patriku Diodor I, ishte lindur në ishullin e Kios,
Greqi, në vitin 1923. 15-vjeçar ai ishte bashkuar
me vëllazërinë monastike të Varrit të Shenjtë, dhe
ishte bërë murg në vitin 1944, ndërsa në vitin 1947
ishte hirotonisur prift. Në vitin 1962 u hirotonis si
episkop i Hierapolis dhe u emërua përfaqësues i
Patrikanës së Jerusalemit në Aman, ku për 17 vjet
zhvilloi një punë baritore të konsiderueshme, duke
krijuar e zhvilluar shkolla e spitale dhe organizuar
ndihmën për refugjatët palestinezë. Pas vdekjes së
Patriarkut Benediktos, në dhjetor 1980, Sinodi i
Shenjtë e zgjodhi në krye të Kishës së Jerusalemit,
në 16 shkurt 1981.