EmailFacebookKontakt

Kujtesë për padrejtësinë e Përmetit

Kujtesë për padrejtësinë e Përmetit
Vazhdon injorimi flagrant
i vendimeve gjyqësore
të formës së prerë
Në shkrimin e mëposhtëm, në mënyrë të përmble-
dhur, jepet rruga e çështjes gjyqësore për Kishën
e Hyjlindëses Mari në Përmet. Megjithëse ka deri
vendim, që detyron Zyrën e Përmbarimit, që të
zbatojë vendimin gjyqësor të formës së prerë, të
kaluar në të gjitha shkallët, për kthimin e saj tek
pronari i ligjshëm – Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë, akoma veprohet mbi baza emociona-
le, duke injoruar pushtetin gjyqësor.

Mbi bazën e kërkesë
– padisë të Kishës sonë,
të ngritur kundër Seksi-
onit të Financës së rre­
thit Përmet, me objekt
vërtetim dhenjohjepro-
nësie të Kishës së Shën
Marisë në Përmet, Gjy-
kata e rrethit Përmet
nëpërmjet vendimit të
saj me Nr. 1033, datë
18.11.1996, vendosi pra-
nimin e padisë sonë, du­
ke vërtetuar dhe njohur
pronësinë e Kishës Or­
thodhokse Autoqefale të
Shqipërisë.
Këtë vendim e ka
apeluar pala e paditur,
Seksioni i Financës dhe
Gjykata e Apelit Tiranë,
nëpërmjet vendimit të
saj me Nr. 521, datë 5.2.
1997, vendosi lënien në
fuqi të vendimit të shka-
llës së parë Përmet.
Në këto kushte, ne iu
drejtuam Komisionit të
K.K të Pronave Përmet
dhe ky komision në bazë
të ligjit Nr. 7698 datë
15.4.1993 “Për njohjen e
kthimin e pronave ish-
pronarëye”, nëpërmjet
vendimit Nr. 634, datë
26.5. 1997, vendosi njo­
hjen dhe kthimin e kësaj
kishe, pasi ne t’i pagu-
anim shtetit shumën
prej 751. 264 lekë, që
përfaqësonin punimet e
kryera nga ana e shtetit,
pagesë e cila u krye me-
njëherë nga ana jonë.
Për sa më lart, bëhej
Qalë vetëm për godinën
e Kishës, me sipërfaqe
prej 612 m2 dhe jo edhe
për sipërfaqen e truallit
rreth saj.
Për sipërfaqen e tru­
allit rreth godinës së
Kishës, prej 6186 m2,
komisioni i K.K. të Pro­
nave ish-pronarëve Për-
met, me vendimin e tij
me Nr. 75, datë 27.2.
1995, kishte vendosur
vetëm njohjen e këtij
trualli në pronësi të Ki-
shës dhe jo edhe kthimin.
Ky vendim i komi­
sionit është kundër-
shtuar nga ana jonë në
Gjykatën e Rrethit Gji-
rokastër (meqenëse ajo
gjykon çështjet admini-
(Vijon në faqen 4)

Kujtesë për padrejtësinë e Përmetit
(Vijon nga faqja 3)
strative) e kjo Gjykatë, me
vendimin Nr. 461, datë 10.10.
1997, vendosi pranimin e pjes-
shëm të padisë sonë, duke na
kthyer edhe sipërfaqen prej
4572 m2, rreth godinës së Kishës,
vendim i cili ka marrë formë të
prerë.
Pas këtyre vendimeve dhe
veprimeve, pronësia e godinës
dhe e sipërfaqes së truallit
është regjistruar në Regjistrat
e Transkriptimeve të Hipotekës
Përmet: me Nr. 5, datë 17.11.
‘1997, godina dhe Nr. 6, datë
17.11. 1997, trualli.
Pas ndjekjes nga ana jonë të
rrugës ligjore, të përshkruar
më sipër, në mënyrë të vazhdu-
eshme u jemi drejtuar orga-
neve shtetërore, që e përdorin
këtë objekt, për të zbatuar
vullnetarisht dhe jashtëgjy-
qësisht vendimet gjyqësore dhe
të komisionit për ta liruar dhe
dorëzuar atë, por fatkeqësisht,
kemi pasur vetëm përgjigje
mospërfillëse si ndaj nesh
ashtu dhe ndaj vendimeve gjy-
qësore.
Në këto kushte, i jemi drej­
tuar përsëri Gjykatës së Rre-
thit Përmet, duke paditur Ba-
shkinë e Qytetit, si dhe Drej-
torinë e Kulturës Përmet, me
objekt lirim e dorëzim objekti
dhe kjo Gjykatë, me vendimin
Nr 30, datë 4.2.1998, ka ven-
dosur detyrimim e të paditurve
për lirimin dhe dorëzimin e
objektit të Kishës së Shën Ma-
risë Kishës Orthodhokse Për-
met.
Këtë vendim e ka lënë në
fuqi dhe Gjykata e Apelit Gjiro-
kastër, me vendimin e saj me
Nr 99, datë 15.7.1998, duke i
dhënë kështu këtij vendimi
formë të prerë. Edhe pas kësaj,
organet që e përdorin këtë
objekt rrefuzojmë zbatimin e
vendimeve gjyqësore dhe
objekti ngelet i pushtuar nga
organe dhe persona jopronarë.
Ndaj këtyre vendimeve, Ba-
shkia dhe Drejtoria e Kulturës
Përmet kanë ushtruar edhe
rekurs në Gjykatën e Lartë
Tiranë, e cila me vendimin e saj
me Nr. 245, datë 16.4 1999, ka
vendosur mospranimin e
rekursit. Po kështu, kanë u-
shtruar edhe rekurs në interes
të ligjit dhe Kolegji seleksi-
onues i Gjykatës së Lartë, në
datën 27.9.1999, ka vendosur
mospranimin e tij.
Për moszbatimin e këtyre
vendimeve ne i jemi drejtuar
dhe Presidents të Republikës,
Kryeministrit, si dhe Ministrit
të Drejtësisë. Në përgjigje të
këtyre ankesave, jemi njoftuar
se, Ministria e Drejtësisë i ka
dërguar dy shkresa, me Nr.
103, datë 18.5.1999 dhe me Nr.
103/3, datë 3.8.1999, Zyrës së
Përmbarimit Përmet, ku midis
të tjerave thuhej: “Urdhëroheni
nga ana jonë që të merrni masa
të menjëhershme proceduriale
për ekzekutimin e vendimit”.
Korresp. i “NgjaUjes”