EmailFacebookKontakt

Për profesorin tim të paharruar, Teodor Papapavli

Kur fillova të shkruaj këto
rreshta për profesorin tim të
paharruar, të ndjerin Teodor
Papapavli, e kisha shumë të vë-
shtirë për të radhitur mendi-
met dhe kjo ka një shkak, sepse
duhet të kesh një penë mjaft të
fuqishme për të vendosur në
pak rreshta figurën e tij. Njeri
me kulturë, njohës i frëngji-
shtes, italishtes dhe rumani-
shtes, i dashur dhe i respektuar
nga studentët dhe kolegët e mbi
të gjitha njeri i së vërtetës. Në
ceremoninë e përmotshme të
lamtumirës së fundit në Kishën
Katedrale të Ungjillëzimit të
Perëndilindëses në Tiranë,
Fortlumturia e Tij Kyepiskopi
i Tiranës, Durrësit dhe gjithë
Shqipërisë Prof. Dr Anastasi
duke folur për figurën e të
ndjefit Teodor Papapavli tha:
“Na la trashëgiminë e njeriut
që ishte kurdoherë për të
vërtetën dhe dinte ta mbronte
atë, pa menduar se mund t’i
kushtonte shtrenjtë”.
E konkretisht me shkrimet
e tij apologjitike Papapavli
mbrojti interesat e Kishës Or­
thodhokse, duke thënë gjith-
monë të vërtetën. Artikujt e tij
qenë konkretë, bindës e me fa-
kte nga historia e kishës. Ndër
to mund të veçonim “E vërteta
rreth fronëzimit të Kryepisko-
pit Anastas”, “Letër e hapur e
shkrimtarit Isamil Kadare”,
“Letër e hapur drejtuar At
Artur Liolinit” etj . Shkoja
shpesh tek profesori im i
dashur dhe kujtonim vitet e
para të shkollës. Herën e fundit
kur vajta për ta uruar për
Krishtlindjet, ai më tha: “Po
vdes i lumturuar që në krye të
Kishës sonë Orthodhokse është
një personalitet kaq i madh e i
respektuar nga të krishterët”.
Së bashku me të paha-
rruarin Dhimitër Beduli, Teo­
dor Papapavli kanë qenë nga
bashkëpunëtorët më të afert të
Kryepiskopit Anastas. Ai ka
ditur të përfaqësojë me dinjitet
Kishën Orthodhokse në shumë
aktivitete ndërkombëtare si në
Rodos, Liban, Konstandinopojë
etj. Ai u largua nga kjo botë du­
ke na lënë imazhin e njeriut të
së vërtetës, kurdoherë besnik e
shpirtëror. Ishte pikërisht besi-
mi, që erdhi si pasojë e martiri-
zimit të tij, nga vuajtjet e lënde-
sa e gjatë nga sëmundja, për të
dhënë më vonë frytet e bollshme,
ashtu si kokrra e grurit e rënë
në tokë, që kur “vdes” sjell më
shumë fryte. (Joani 12: 24).
Andrea Llukani