Elbasan – Kryqi i Bekuar u hodh në Shkumbin
Përurohet në fshatin Shën Jon shkolla e rikonstruktuar plotësisht me ndihmesën e Kishës sonë
Në të kremten e Theofanisë, qyteti i
Elbasanit pati bekimin ta kryente Litur-
gjinë Hyjnore dhe Shërbesën e Bekimit
të Ujit Kryepiskopi Anastas.
Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e
e re të Shën Nikollës, ku në fund Fortlu-
mturia e Tij iu drejtua të pranishmëve
dhe i uroi për paqe e harmoni, me bekimin
e Perëndisë, në vitin dhe shekullin e ri.
Pastaj, besimtarët u drejtuan në proce-
sion për nga ura mbi lumin Shkumbin.
Aty, në prani të mijëra qytetarëve edhe të
besimeve të tjera, Kryepiskopi hodhi
kryqin në ujërat e Shkumbinit, ku u kap
nga i riu Dritan Kurti, nga lagjja Shën Koll.
Kryepiskopi do të kishte më pas edhe një
takim të ngrohtë me Kryetarin e ri të Ba-
shkisë së Elbasanit, Z. Hysen Domi.
Një çast tjetër i bekuar i kësaj dite,
ishte edhe vizita e Kryepiskopit në shko-
llën e fshatit Shën Jon, që u rikonstruk-
tua plotësisht nga Kisha jonë, nëpërmjet
zyrës “Shërbimi i Dashurisë”, në bazë të pro-
gramit të përbashkët me ACT (zyra e eme-
rgjencave e Këshillit Botëror të Kishave).
Kjo shkollë ishte në një gjendje tepër
të rrënuar dhe të papërshtatshme për
mësim. Ndaj, nxënësve të saj iu vunë në
dispozicion mjedise të manastirit të Shën
Joan Vladimirit. Ndërkohë filloi rikon-
struksioni i plotë i godinës së shkollës,
që kërkoi rreth 60 mijë dollarë. Përveç
kësaj, u bë edhe pajisja e plotë e klasave, |
me banka, karike e mjete didaktike.
Korres. i “Ngjalljes” i