EmailFacebookKontakt

“A ka prova për ekzistencën e Perëndisë?”

“A ka prova për ekzistencën e Perëndisë?”
Kjo është një nga
pyetjet që pak a shumë
të gjithë njerëzit e bëjnë.
Shumë personave u mja-
fton vetëm besimi tek
Perëndia, ndërsa disa të
tjerë kërkojnë prova dhe
nga shkenca. Kjo ishte
dhe tema e mbajtur nga
doktor Çarls Linderman
në konferencën studen-
tore, që u zhvillua në
datat 8. 9.10 dhjetor në
Durrës. Në këtë Kon-
ferencë morën pjesë 150
studentë.
Temat, të cilat u
mbajtën rreth raporteve
mes shkencës dhe fesë,
ngjallën një interes
mjaft të madh tek të
rinjtë. Kishte diskutime
rreth pyetjeve dhe pro-
vave të ndryshme, që
vetë shkenca jep për
ekzistencën e Perëndisë.
Në veprimtari nuk
munguan dhe këngët,
skeçet, lojrat e ndry­
shme që sollën dhe një
gjallëri të madhe në
mjediset e hotel “Flori­
da”, ku ajo zhvillohej.
Nata e së shtunës u
mbyll me një zjarr të
madh në buzë të detit,
ku të rinjtë u mblodhën
së bashku.
I gjithë ky aktivitet
u mbyll me një liturgji
hyjnore në Shën Vlash,
ku mori pjesë dhe
Kryepiskopi Anastas. Ai
i uroi studentët që të
ecin përpara, me shpre-
sën, se Perëndia kurrë
nuk do të na braktisë.