Gramsh
Do të kemi edhe ne kishën tonë…
U ndodhëm këto ditë në
qytetin e bukur e të thellë të
Gramshit. Dhe jo pa qëllim. Të
shihnim fillimin e punimeve
për rindërtimin e Kishës së
Shën Sotirit në jug – perëndim
të qytetit, në një vend mjaft
piktoresk, ku përpara ia beh
madhështor Mali i Tomorrit
dhe poshtë rrjedh i qetë, në këto
ditë të thata vjeshte, lumi i
lashtë i Devollit.
“Do të kemi edhe ne kishën
tonë”, – të thonë të ngazëllyer
besimtarët. Ajo do të ndërtohet
nga firma “Grabova”, e cila ka
restauruar edhe Kishën e Shën
Kollit dhe të Shën Parashqe-
visë në Grabovën e largme, të
bukur e të fisme të populluar
pëgjithësisht me orthodhoksë,
Orthodhoksia në Gramsh
nuk është e lokalizuar vetëm në
Grabovë, por edhe në zona të
tjera të njohura e të dëgjuara,
si Shën e Premte, Shën Mbë-
rdhenj, Sotirë, Shën Mërizë,
Shën Mitër etj.
Për më tepër, vetëm në qy
tetin e Gramshit banojnë mbi
3 mijë orthodhoksë, të cilët
jetojnë në harmoni me të gjitha
religjionet e tjera.
Trualli në të cilin do të ngri-
het kisha ka një sipërfaqe prej
2000 metrash katrore. Deri ta-
ni është përfunduar muri rre-
thues i objektit, mur guri dhe
kangjella. Ai do jetë me veshje
pllakash guri me damarë të
kuqërremtë e solidë, që janë
siguruar në Shelcan të Elbasa-
nit dhe në Berat.
Ajo që të bie në sy është
puna fine dhe cilësore e kryer
nga 7 mjeshtra duarartë, që ja-
në marrë me këtë punë, jo ve-
tëm në Shqipëri për restau-
rimin e kishave, por edhe të
manastireve të ndryshme
nëpër Greqi.
…dhe një falenderim
…Kryepiskopit të Tiranës e
të gjithë Shqipërisë, Fort]u-
mturisë së Tij, Anastasit, nga
gjithë besimtarët gramshiotë.
Falenderim që buron nga shpi-
rti, sepse kudo që kanë shkuar
kanë parë me sytë e tyre se çfa-
rë mrekullirash janë bërë e po
bëhen në të gjithë vendin për
forcimin e besimit Orthodhoks,
si dhe në drejtim të ngritjes së
kishave në qytete e fshatra.
Ndaj të gjithë i dëgjon të
thonë me gëzim e besim: “Do të
kemi edhe ne Kishën tonë”.
A. S.