EmailFacebookKontakt

Në përvjetorin e 5-të të fjetjes së Z. Dhimitër Beduli

Në përvjetorin e 5-të të fjetjes së Z. Dhimitër Beduli
“Bir i zgjedhur dhe i përkushtuar i Kishës…”
…Ata njerëz, që janë
stolisur me shpresëtari dhe
virtyte dhe në mënyra të
ndryshme vërtetojnë veten e
tyre se janë të dobishëm dhe
bamirës për Kishën dhe që
lodhen shumë e me zell në Pe-
rëndinë për problemet e për-
bashkëta, Kisha Mëmë di t’i
nderojë dhe të tregojë në ko-
hën e duhur, Hirin e saj ndaj
tyre duke u dorëzuar ofiqe.
Meqë është vërtetuar, i
stolisur me të tilla cilësi të bu-
kura shpresëtare, virtyti, me
ndershmëri për t’u pasur zili
dhe përkushtim ndaj kishës
dhe biri ynë i dashur në
shpirt, i shumënderuari Dhi-
mitër Beduli duke ofruar
shërbimet ndaj Kishës së
Shenjtë Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë me shpresë-
tari e atdhedashuri. Modestia
jonë duke dashur të laurojë
këtë përkushtim dhe ngul-
mim të tij, me dëshirën Pa-
triakale vendosi t’i dorëzojë
atij ofiqin “Arkond Mësues i
Kishës”…
E shpall Vartholomeu I
Patrik Ekumenik i Kons-
tandinopojës
‘Në datën 16, u bënë 5 vjet që u nda nga ne i paharruari Profesor
peduli. Eshtë një boshllëk që ndjejmë në zemrat tona, por në radhë të
parë që ndjen Kisha jonë, për të cilën ai dha një kontribut të shquar
gjatë gjithë jetës së tij. Në këtë përvjetor duam ta kujtojmë me fjalët e
Kryepiskopit Anastas dhe Patrihut Ekumenik, që e përshkruajnë më
^ë miri figurën dhe ndihmesën e tij të palodhur. v

Nga fjala përkujtimore e Kryepiskopit Anastas
në ceremoninë e përmotshme
“Lum ai njeri që duron nga-
sje; sepse pasi të provohet, do
të marrë kurorën e jetës, të
cilën u është zotuar Zoti atyre
që e duan” (Jakovi 1:12). Mes
provash të mundimshme jetoi
Dhimitër Beduli, të cilit sot i
themi lamtumirë. Duroi nga-
sje, u provua, mori kurorën e
jetës, të cilën Perëndia u
premtoi atyre që e duan.
Par a së gjithash, ishte njeri
me besim të patundur dhe
përkushtim të thellë te Krishti.
Që nga mosha e tij rinore
vendosi t’i përkushtohej Ki-
shës. Në vitet e provës së ma-
dhe, të persekutimit të frik-
shëm, besimi i tij jo vetëm që
rezistoi, por u bë edhe më i
ndritshëm, porsi floriri në fon-
deri. Sapo lindi liria e besimit,
shpalli me gjithë fuqinë e
shpirtit të tij sigurinë, se
Krishti është shpresa edhe
për Shqipërinë. “Edhe në
ecsha në luginën e hijes së
vdekjes, nga asnjë e keqe s’do
të kem frikë, se ti me mua je”
(Psalmi 22: 4). Këto vargje, të
cilat ai psalte në mënyrë
melodioze në Kishë, përcakto-
nin sjelljen e tij dhe e mbë-
shtesnin në udhën e tij të vë-
shtirë. Besimin e tij të thellë,
te kthjellët dhe të fortë e për-
cillte, gjithashtu, me predi-
kimin e tij në këtë kishë, me
fjalën e shkruar, por edhe kur
heshtte, me shembullin e tij.
Me gjithë jetën e tij, rrezaton-
te besimin e mirëfilltë që e ka-
rakterizonte…