Korçë – u kremtua në një atmosferë paqeje e hareje
Sa herë jemi ulur dhe kemi
shkruar për koloritin dhe për-
tëritjen që ndjen natyra, njeriu
dhe gjithë jeta jonë, me troki-
tjen dhe vendosjen e Krishtli-
ndjes mes nesh. Dhe natyrshëm
lind pyetja: Si kemi mundurva-
llë të jetojmë, pa këtë përmbu-
shje shpirtërore, pa këtë dimcsi-
onim kulmor të jetës së krishte-
rë, për afro gjysmë shekulli? Por
qielli dhe dheu do të kalojnë7, ku-
rse Fjala e Tij jo, sepse Ai banoi
mes nesh dhe gjithmonë ka
qenë me ne, edhe atëherë xur
Herodët ndjenin tmerrin, sa
herë përmendej emri i Tij.
Besimtarët, por edhe ata që
enden nëpër dilemat e ankthet
e shpresës së tyre, kuptojnë se
nga kjo e kremte reflekton diçka
tjetër, më frytdhënëse, më çli-
ruese, më e paqme. Prandaj dhe
vrulli për ta sjellë sa më shpejt
këtë festë, fillon që me hyrjen e
Kreshmës së saj, për ta artiku-
luar dhe zbukuruar më natyr-
shëm pathosin dhe frymën e saj,
duke e modeluar mjeshtërisht
në vargje, himne dhe imazhe.
Dhe këtë pasuri të vitit tonë
liturgjik, nuk mund ta lërë të
pashfrytëzuar Mitropolia e
Hirshme e Korçës. Shumë kohë
më përpara me bekimin dhe
mbështetjen e Hirësisë së Tij
Imzot Joanit, u hodh ideja e
zhvillimit të një konkursi në
krijimtari letrare, artistike, me
pjesëmarrjen e nxënësve të
(Vijon në faqen 8)
(Vijon nga. faqja 5)
shkollave 8 – vjeçare e të mesme të qytetit
dhe mbarë Dioqezës së Korçës, me temën
aq të njohur të Krishtlindjeve: “Ja Krishti
Lind – Lavdërojeni!” Falë gjithë punës dhe
angazhimit serioz të ndërmarrë nga shu-
më njerëz dhe institucione dashamirëse,
konkursi u zhvillua ditën e vigjiljes të së
kremtes, në një nga mjediset e Katedrales
së Korçës, me një pjesëmarrje të madhe
; nxënësish e prindërish. Kishte një krijim-
i tari të bollshme e cilësore në poezi, pikturë
| e muzikë, ku vetë fëmijët dhe të rinjtë “pro-
1 jeksione” të misterit të fëmijërisë së Tij,
ί shprehin ardhjen e të Parit me sinqeritetin
1 dhe pastërtinë e zemrës së tyre.
Ja kështu, troket e kremtja, panairi.
| Hyn dhe transformon çdo mjedis, shtëpitë,
1 zemrat e djegura nga malli për Paqen që
| lartazi, për sinqeritetin fëmijënor të harru-
? ar. Dhe ndjen se festohet. Njerëz në grupe
: që hyjnë e dalin nga njëra shtëpi te tjetra,
: nga godia e Mitropolisë tek shtëpia e një
; besimtari. Rrugët “zhurmojnë” nga këngët
: e kolendrave e trokitjet “disi shqetësuese”
të dyerve, që lajmërojnë dhe shkundin
njeriun për t’u rizgjuar.
Dhe përfundimisht, kjo kometë festi-
mesh, tashmë afruar plotësisht Diellit të
Drejtësisë, e bën më kuptimplotë Meshën
: e 25 Dhjetorit të këtij fundshekulli, duke
Π e ndriçuar atmosferën e shpirtit në paqe,
; mirëkuptim, dashuri e respekt për njëri –
IL tjetrin, ashtu siç theksonte Imzot Joani në
përshëndetjen e Tij, se “nuk ka paqe dhe
mirëdashje midis njerëzve, pa vullnetin për
të lavdëruar Perëndinë”.
Pas urimeve, që priten në Mitropoli
nga At Jani Trebicka dhe klerikët e tjerë,
festa nuk ka epilog, sepse tashmë sytë dhe
zemrat e besimtarëve janë drejtuar nga ylli
i natës së Krishtlindjes tek dielli i ndrit-
shëm trinisor i Epifanisë.A. Dhima