EmailFacebookKontakt

U botuan kalendarët e vitit 2001

U botuan kalendarët e vitit 2001
Në muajin dhjetor dolën në qarkullim
kalendarët e rinj, të vitit 2001, të Kishës sonë.
Kalendari i Madh, i realizuar nga ana grafike
nga znj. Linete Hoppe, u botua me një tirazh
prej 20 mijë kopjesh, një pjesë tyre me tekste
në anglisht dhe në greqisht. Ai përmban një
pasqyrë konçize të arritjeve të Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë në këto vite,
arritje që pasqyrohen edhe në faqet e kalendarit,
kryesisht nëpërmjet fotografive të veprave e
aktiviteteve të vitit 2000. Kushton 170 lekë.
Kalendari i Vogël, i botuar edhe ai në 20 mijë
kopje, përmban dhe pjesët nga Ungjilli, që
lexohen në Liturgjitë Hyjnore. Kushton 20 lekë.