EmailFacebookKontakt

Mesazh i Primatëve të Kishës Orthodhokse, gjatë takimit të tyre në Fanar

Mesazh i Primatëve të Kishës Orthodhokse,
gjatë takimit të tyre në Fanar
1. Të ardhur me pëlqimin hyjnor dhe me ftesë të
Kryepiskopit të Kostandinopojës dhe Patrikut
Ekumenik me katedrën e tij në Fanar, dhe
bashkëmeshtarë më Zotin në Kishën e Shenjtë
historike të Urtësisë së Perëndisë, në qytetin e
Nikeas, atje ku Etërit tanë të shtyrë prej Frymës
së Tërëshenjtë vendosën dogmat e patundura të
Besimit tonë Orthodhoks, me mëshirën e Perëndisë
Primatët e Kishave të Shenjta Orthodhokse të
mbarë botës drejtojnë tek të gjithë besimtarët
(Vijon në faqen 3)

MESAZHIPRIMATEVE TE KISHES ORTHODHOKSE GJATE TAKIMIT TE TYRE NE FANAR
(Vijon nga faqja 1)
Orthodhoksë kudo që ndodhen në botë, tek të gjithë vëllezërit e :
krishterë në botë dhe në të gjithë njerëzit vullnetmirë, bekimin ;
e Perëndisë dhe përqafimin e dashurisë dhe paqes. Gëzohuni
më Zotin Vëllezër; dhe përsëri po ju themi ju, gëzohuni! (Filip.
4,5).

2. Me anën e këtij takimi tonë, përmbushen dhe arijnë majën
veprimtaritë festive në lidhje me Jubileun e shenjtë të jetës
dymijëvjeçare të Kishës. Me anën e këtyre veprimtarive, mbarë
Kisha Orthodhokse e gjithë botës i drejtoi hymn dhe lavdi Pe-
rëndisë Triadike, dashuria e pafund dhe mëshira e pamasë e të
Cilit mundësuan, që Biri dhe Fjala e tij “të rijë ndër ne” (Joan.
1, 14), me anën e bërjes njeri
të Tij, nëpërmjet së cilës, “pa-
më lavdinë e Atij, lavdi të ve-
tëmlindur prej Atit, me hir dhe
të vërtetë” (Joan. 1, 14).
3. Duke sjellë ndër mend këtë
dhuratë të madhe, me anën e
së cilës Zoti ynë e zbrazi veten
e Tij dhe u përul duke marrë
tek Ai njeriun e rënë, dhe u bë
për hatrin tonë “Emanuel, Pe-
rëndia me ne” (Matth. 1, 24), Ki­
sha e Krishtit, si trupi i Tij, në
shekuj, është e ndërgjegjghme
për lartësinë e misionit dhe
përmasën e përgjegjësisë së saj
në histori dhe me venerim
hedh shikimin në historinë e
fillesës dymijëyjeçare të ecurisë
së saj dhe në sfidat e kohërave.
4. Që nga fillimi i ecurisë së saj, Kisha e Shenjtë Orthodhokse e
Krishtit, me kënaqësi të plotë, trumbeton Atin fjalëartë “lavdia
qoftë e Perëndisë përgjithnjë”. Që prej ditës së parë të jetës së
saj deri këtë moment, dhe “deri sa të vijë Krishti” (Korinth. 11,
? 26), me kryqin e Tij të ngritur, dhe duke patur hirin e Tij, i cili
“në ligështi përsoset” (2 Korinth. 12, 9), e përndjekur prej të gji-
thë armiqve fiton, dhe çdo ditë posi ai që vdes, ja tek jeton (2
Korinth. 6, 9). Duke kujtuar fjalët e Zotit se: “Dyert e Adhit nuk
do të kenë fuqi mbi të” (Matth. 16, 18) dhe e bazuar në fuqinë e
Ngjalljes së Tij (Filip. 3, 10), nuk mposhtet përballë atyre që e
luftojnë, sado të fuqishën që të jenë në botë dhe e vetme përpiqet
dhe lufton: për të transmetuar dhe mishëruar besueshëm da-
shurinë e Perëndisë, e cila është mishëruar dhe është zbuluar
nga Krishti tek çdo njeri dhe në çdo epokë, në mënyrë që ta
E ndjejë çdo njeri, dhe ai më i përbuzuri dhe më i braktisuri në
botë, se Perëndia është edhe për të “Emanuel”, se kryesisht për
të dhe sidomos për atë u bë njeri, u kryqëzua dhe u ngjall, dhe
dhuroi në botë trupin e Tij, Kishën, për të mbledhur të shpë-
rndarat (Joani. 11, 52), për të bashkuar të ndarat, dhe për të
përfshirë në krahët e saj, si në krahët e vetë Perëndisë, të gjithë
“të lodhurit dhe të munduarit” (Matth. 11, 28), të drejtët dhe
mëkatarët, të varfërit dhe të pasurit, dhe të gjithë krijesën.
5. Duke erdhur tek Falenderimi Hyjnor, Kisha realizon dhe shfaq
në botë dhe në histori trupëzimin e të gjithave më Krishtin,
kalimin e të gjitha dallimeve dhe kontradiktave, si dhe një

shoqëri dashurie, në të cilën “nuk ka më femër dhe mashkull,
grek dhe hebre, rrethprerje dhe parrethprerje, barbar, skit,
skllav dhe të lirë” (Kolos. 3, 11 dhe Gall. 3, 280), duke dhënë në
këtë mënyrë ikonën e Mbretërisë së Perëndisë, por në të njëjtën
kohë dhe ikonën e shoqërisë njerëzore ideale, dhe parashijimin
; e fitores së jetës kundër vdekjes, e mosprishjes kundër prishjes,
e dashurisë kundër jetës.

6. Këtë mesazh të unitetit dhe transformimit mban nëpër shekuj
Kisha, si një amanet të shenjtë, dhe këtë unitet e mendon si një
preokupim parësor të dimensionit të madh dhe pozitiv, e pi-
këlluar së thelli dhe me dhembje pikon gjak kur griset rroba e
paqepur e Zotit, sa herë që prishet apo rrezikohet ky unitet që

në natyrën e tij mbetet i pandashëm. Duke përshkruar me mend
i mijëvjeçarin e vështirë që kaloi shprehim dhimbjen tonë, për fa-
: ktin se, nëse në mijëvjeçarin c parë para Krishtit Kisha e Krishtit
[ përjetonte traditën e pandarë dhe të përbashkët e saj, gjatë mi-
■ jëvjeçarit të dytë që pasoi, bota e Krishtere mjerisht u përça dhe
| u nda, duke shkaktuar’një skandal të madh për gjithë botën
i dhe kjo për shkak se u dobësua mesazhi i dashurisë dhe i ba-
; shkimit, të cilin Krishti na e kishte besuar neve. Pa kërkuar apo
| sjellë ndërmend këtë çast, si dhe përgjegjësitë historike në lidhje
| me këtë ndarje, i ftojmë të gjithë të bashkëpunojmë me dialog
: të drejtë dhe me dashuri për bashkimin e atyre që besojnë në
’ Krishtin, “duke folur të vërtetën me dashuri” (Efesianët. 4, 15),
i le të mos kursejmë mundimet dhe përpjekjet dhe të mos mendoj-
; më gjithsecili për veten, por edhe për të tjerët” (Filip. 2, 4). Vetëm
| nëpërmjet dialogut, të sinqertë dhe pa prapamendim, mbi bazë
të përbashkët dhe traditës së pandarë të mijëvjeçarit të parë
I pas Krishtit, do të ndërtohet bashkimi i shumë aspiruar dhe i
j nevojshëm, dhe do të bëhet i besueshëm predikimi i dashurisë
dhe i bashkimit më Krishtin në botën e sotme. Këto dëshirojmë
; të nënvizojmë dhe si relacion, për sa i përket gjithë përpjekjes
■ së rregullimit të bashkim.h të të krishterëve, nëpërmjet të
I ashtuquajturës “lëvizje ekvmenike”, në të cilën ka marrë pjesë
■ qysh në fillim dhe Kisha jonë Orthodhokse.
: 7. Jemi të interesuar për bashkimin e të gjithëve që besojnë në
[ Krishtin, dhe duke u përpjekur dhe luftuar për këtë, ne të

besuarit e udhëheqjes së Kishës së Shenjtë Orthodhokse nuk e
nënvleftësojmë aspak nevojën dhe detyrimin, ashtu siç kuj-
desemi dhe përruajtjen dhe ritjen e unitetit të vetë Kishës sonë
Orthodhokse. Këtë unitet e kemi marrë prej etërve tanë, si unitet
të besimit, në adhurimin e përbashkët, për më tepër në misteret
e shenjta, dhe sidomos në Falenderimin Hyjnor, dhe si pjesëmarije
të Shenjtorëve, në gjurmët e të cilëve ecim. Eshtë gjithashtu me
të vërtet një mrekulli, që megjithë larminë e gjuhëve, të kombësive
dhe të qytetërimeve, ky unitet lëvrin tërësisht në trupin e Ortho-
dhoksisë, në Kishat e Shenjta Orthodhokse lokale, në trupin e
pandarë, të një Kishe të Shenjtë, të Përgjithshme dhe Apostolike
të Krishtit. Duke e njohur këtë me përulësi, si dhuratë të Shpirtit
të Shenjtë dhe duke e ruajtur këtë si beben e syrit.
8. Duke qenë ruajtës dhe mbrojtës të këtij bashkimi ne, duke
ushtruar shërbimin e pimantikës kishtare, e ndjejmë përgje-
gjësinë e rëndë, sa herë shfaqen rreziqe dhe prirje përçarëse në
trupin e shenjtë të Orthodhoksisë. Veç kësaj dhe në takimet to-
na të mëparshme kemi dënuar thekshëm skizmat, të cilat e
zhbëjnë unitetin e Kishës së Shenjtë Orthodhokse, i ftojmë të
gjithë ata skizmatikë që janë larguar nga struktura kanonike e
Kishës të vijnë përsëri në të. Gjatë Takimit tonë e kemi për de-
tyrë t’i kujtojmë vetes sonë dhe njëri-tjetrit, se nuk lejohet që
trashëgimia jonë historike, sistemi i Kishave Orthodhokse Auto-
qefale, të bëhet shkak apo bazë e zhvillimit të pavarësisë, në
kurriz të unitetit tonë. Megjithëse jemi shumë Kisha lokale, nuk
pushojnë së qeni një Kishë.
9. Në mënyrë të veçantë, kjo kujtesë është evidente, sa herë që
autoqefalia lidhet me identitetin nacional dhe veçantitë e po-
pujve. Përpara Perëndisë kjo larmi kombesh dhe qytetërimesh
është e bekuar. Këtë e shenjtëron dhe e bekon edhe Kisha jonë
Orthodhokse. Megjithatë Kisha, për vetë natyrën e saj, nuk
mund të përbëjë një bartëse të tejçimit apo kalimit të qëllimeve
politike etnike apo racore. Me rëndësi kohore mbetet gjithmonë
për Kishën Orthodhokse dënimi i herezisë së
në Kostandinopojë, në vitin 1872. Çdo depërtim tjetër në juri-
diksionin tjetër kanonik, për themelimin brenda saj të episko-
patave që nuk varen nga Kisha lokale dhe barinjtë kanonikë të
saj, vë në rrezik unitetin e Kishës dhe bie në kundërshtim me
parimet bazë të Eklisiologjisë Orthodhokse.
Etnoracializm.it
10. Gjithashtu, e papranueshme dhe tepër e dënueshme është
të konsiderohet çdo përçarje e unitetit të Kishës, si shtirja e
ruajtjes së zakoneve dhe traditës apo gjoja mbrojtja që i bëhet
Orthodhoksisë origjinale. Ashtu siç e dëshmon dhe e gjithë jeta
e Kishës Orthodhokse, ndryshimi në lidhje me zakonet nuk e
pengon fare komunikimin eukaristik të Kishave Orthodhokse,
kurse ruajtja e origjinalitetit të Besimit Orthodhoks sigurohet
me anën e sistemit Sinodik, i cili gjithmonë përbën në Kishë
gjykatësin e fundit në lidhje me temat e besimit.
11. Këto mendime tona, në lidhje me bashkimin e Kishës i ko-
munikojmë në të gjithë botën që beson në Krishtin, por sidomos
tek ata që mbajnë emrin e besimtarit Orthodhoks; me këtë rast
historik dhe të shënuar, del si përfundim logjik, se pa bashkim
në besim, në adhurim, në shenjtërim të jetës, por edhe në stru-
kturën episkopale dhe kanonike të Kishës, kjo dëshmi në botën
e sotme nuk ka efekt.
12. Ky bashkim nuk përbën për Kishën luks, por një element
përbërës të ekzistencës dhe dëshmisë së saj në botë. Ky bashkim
i Kishës nuk i intereson vetëm Kishës për veten e vet, por edhe
bashkimit të gjithë njerëzimit dhe mbarë botës. Sipas shën Ma­
ksim Omologjetit, Kisha ikonizon dhe përmban në farë të gjithë
krijesën, sepse është trupi i Krishtit, “që i mbush të gjitha me të
gjitha” (Efesianët. 1, 23). Për pasojë, duke menduar, dhe duke u
përpjekur për bashkimin e Kishës, kemi në mendje kërkesat e
thella të njerëzve për kalimin e përçarjeve të shumëllojshme, të
kontradiktave, përplasjeve dhe luftërave, etjes së njerëzve për
paqe dhe bashkëpunim dhe ëndrrave të tyre për një shoqëri, në
të cilën të gjithë do të jetojnë në harmoni, “duke duruar njëri
tjetrin me dashuri”, sipas thënies së Apostullit (Efes. 4, 2).
Uniteti i Kishës ofrohet në këtë mënyrë, si shembull i drejtë i
unitetit të njerëzve, unitetit të respektim.it të veçantisë së perso-
nave dhe të popujve, në një epokë të zhvillimit të vrullshëm të
prirjeve të ndryshme dhe formave “të globalizmit”.
13. Ftojmë të gjithë sa besojnë në Krishtin, të punojnë pa përtesë
për rivendosjen e bashkimit midis të krishterëve dhe të komuni-
kojnë me njëri-tjetrin me vërtetësi dhe dashuri, kurse atyre që
bëjnë pjesë në Kishën tonë të Shenjtë Orthodhokse, të mbeten
të bashkuar rreth Episkopëve kanonikë të tyre, duke kujtuar
gjithmonë fjalët e frymëzuara nga Perëndia të Shën Ignat
Theoforit “atje ku ka episkop atje ka kishë”.
14. Duke i siguruar të gjithë, se si barinj të përgjegjshëm dhe
udhëheqës të Kishës së Krishtit kurdoherë kujdesemi për këtë
unitet dhe për përmbushjen në kohë dhe në histori të këtij
misioni të shenjtë, e kuptojmë agoninë e njeriut, aspiratat, por
edhe frikën e tij gjatë hyrjes sonë në mijëvjeçarin e tretë pas
Krishtit. Rregullisht do të bëjmë gjithçka që varet prej nesh,
personalisht ose edhe me anën e përfaqësuesve tanë, në mënyrë
që të sigurohet dhe t’i jepet përparësi unitetit të çmuar të Kishës
së Krishtit, duke e bërë të ndjeshëm dhe të kapshëm në të gjithë
botën faktin shpëtimtar, se më Krishtin dhe nëpërmjet Kishës
Perëndia nuk ndodhet larg njeriut, por është kudo dhe para së
gjithash Emanueli, Perëndia me ne.
15. Duke ju përqafuar të gjithëve sa jeni afër dhe larg, me
dashurinë e Atij që u mishërua për shpëtimin e botës, ju urojmë
pasuri të hirit dhe të mëshirës së Tij.
Në Fanar, Krishtlindje 2000
Vartholomeu i Konstandinopojës
Petro i Aleksandrisë
Ignati i Antiokisë
Përfaqësuesi i Kishës së Shenjtë të Jerusalemit,
Jakovi i Laodhikisë
Pavli i Beogradit
Theoktisti i Bukureshtit
Maksimi i Sofjes
Përfaqësuesi i Kishës së Shenjtë të Gjeorgjisë,
Abrahami i Siaturit
Përfaqësuesi i Kishës së Shenjtë të Qipros,
Vasili i Trimithundës
Kristodhuli i Athinës
Sava i Varshavës
Anastasi i Tiranës
Nikolau i Çekisë – Sllovakisë
Përfaqësuesi i Kishës së Shenjtë të Finlandës,
Ambrozi i Ulut
Stefani i Talinit