EmailFacebookKontakt

Mbledhje në Konstandinopojë për mbylljen e Jubileut të 2000-vjetorit të Krishterimit

Mbledhje në Konstandinopojë për mbylljen e Jubileut të 2000-vjetorit të Krishterimitai
T’i jepet përparësi unitetit të çmuar të Kishës së Krishtit
Më ftesë të Tërëshe-
njtërisë së Tij, Patrikut
Ekumenik Vartholomeu I,
u mbajt në selinë e Tij, në
Fanar, nga 23 – 27 dhjetor,
Mbledhja e Hirshme e
Primatëve të Kishave Or-
thodhokse Autoqefale dhe
Autonome, me pjesëma-
rrjen e patrikëve, Fortlu-
mturisë së Tij Petrit të
Aleksandrisë, Ignatit të
Antiokisë, Pavlit të Ser-
bisë, Theoktistit të Ruma-
nisë, Maksimit të Bullga-
risë; të Fortlumturisë së
Tij Kryepiskopit të Athi-
nës e gjithë Greqisë Kri-
stodulit, Mitropolitit të
Varshavës dhe gjithë
Polonisë Sava, Kryepi­
skopit të Tiranës, Durre­
sit dhe të gjithë Shqipë-
risë Anastasit, Mitropo­
litit të Çekisë dhe Sllova-
kisë Nikolla, si dhe Hirë-
sisë së Tij, Mitropolitit të
Talinit dhe gjithë Esto-
nisë Stefanit. Nga ana e
vëzhguesit të Fronit të
Jerusalemit dhe të pri-
matëve të Kishave të Gje-
orgjisë, Qipros dhe Fin-
landës morën pjesë si më
(Vijon në faqen 2)

(Vijon nga faqja 1)
poshtë hierarkët e Laodikisë
Jakovi, Siaturës Avrami, Trimi-
thundës Vasili dhe Oulu z. Am-
brosi. Mungoi Fortlumturia e Tij,
Primati i Kishës së Rusisë.
Të Dielën, më 24 dhjetor,
Primatët dhe përfaqësuesit e
kishave motra, pas Liturgjisë
Hyjnore diskutuan gjatë gjithë
ditës dhe më në fund vendosën
si vijon:
a. Primatët e Kishave të
mblidhen sa më shpesh të jetë e
mundur, për çështjet që shqetë-
sojnë kishat dhe të bashkëkë-
shillohen
b. Të formohen tri borde
ndërorthodhokse, si më poshtë:
1. Federata e Shkollave
Theologjike Orthodhokse në
rang Universiteti
2. Këshill për shqyrtim të
problemeve të Bioetikës
3. Këshill për çështjet litu-
rgjike, për zhdukjen e disa ndry-
shimeve të palejueshme midis
kishave në fushën e liturgjikës.
4. T’i drejtohet mesazh ortho-
dhoksëve të Bullgarisë, për arri-
tjen e pajtimit e paqësimit të për-
hershëm në këtë kishë, mbi bazë
të vendimeve të marra nga Sino-
di i mbledhur në Sofje, më 1998
Në lidhje me to vendos t’u
drejtohet thirrje të gjithë pushte-
tarëve në vendet ku ekzistojnë
kishat orthodhokse, që të respe-
ktojnë kanonet në fuqi që prej
shekujsh, si dhe strukturat e Ki-
shës Orthodhokse, si për sa i ta-
kon sistemit drejtues të kishave
lokale, ashtu dhe për sa i takon
pronës dhe përdorimit të vende-
ve të shenjta e pasurisë së tyre.
5. U aprovua projekti i me-
sazhit të primatëve drejtuar be-
simtarëve të tyre dhe botës, mbi
hyrjen në mijëvjeçarin e tretë pas
Krishtit.
Ditën e Krishtlindjeve, pri-
matët dhe përfaqësuesit e ki­
shave bashkëmeshuan në Ki-
shën Patriakale të Tërëhirshme
të Fanarit mes shumë besimtarë-
ve, ndërsa të nesërmen bashkë-
meshuan në Shën Sofia të Nikeas
(sot muze), e vënë në dispozicion
nga autoritetet kopetente.
Gjatë kësaj Liturgjie Hyjnore
u lexua mesazhi i Primatëve
Orthodhoksë, nëpërmjet të cilit
u shprehën urime dhe u dha be-
simi i tyre drejtuar besimtarëve
të Kishës Orthodhokse dhe çdo
njeriu dashamirës.