EmailFacebookKontakt

Kemi nevojë për botimet tuaja…

Na shkruajnë bashkatdhetarët nga SHBA

Kemi nevojë për botimet tuaja…

Kryepiskopatës Orthodhokse Tiranë

Eshtë kënaqësi e madhe për ne të krishterët orthodhoksë, me banim në Sirakusë të SHBA, kur marrim gazetën “Ngjallja”, e cila na dërgohet rregullisht nga dhe besimtari orthodhoks, zoti Peter Minar, në Boston.

Marrja, leximi individual ose kolektiv i saj, na vë në dijeni për punën e madhe që Perëndia bën në vendin tonë, në Shqipëri, na tregon fytyrat e ndritura të udhëheqjes shpirtërore orthodhokse, me në krye Primatin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepiskopin Anastas, si dhe të episkopëve të tjerë, për ndihmën e pakursyer të tyre, për të ndriçuar zemrat tona, sepse edhe ne jemi një kandil i djegur dhe i pashuar përpara Ikonës së Perëndisë.

Puna e madhe dhe e palodhur e juaj, të dashur udhëheqës shpirtërorë, pasqyrohet qartë në faqen 5 të gazetës “Ngjallja”, në muajin gusht 2000, me artikullin: “Kisha Orthodhokse Shqiptare sot”. por edhe me literaturë orthodhokse, për të cilën ne kemi akoma nevojë për sot, si libri i Shërbimeve, ribotimi i Ungjillit, revista “Gëzohu”, revista “Tempulli”, buletini anglisht “News from the Orthodoxy in Albania” etj.

Gazeta “Ngjallja” na vë në dijeni edhe për martirët orthodhoksë gjatë shekujve të kaluar, si dhe me dokumenta të tjera, për të cilat kemi nëvojë t’i mësojmë.

I lutemi Perëndisë, t’ju japë shëndet dhe jetë të gjatë Kryepiskopit Anastas dhe gjithë udhëheqësve shpirtërorë orthodhoksë shqiptarë, për punën e tyre të palodhur, për përparim të mëtejshëm të Orthodhoksisë jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, sepse ju jeni ata që udhëhiqni dhe ruani tufën e Perëndisë, sikurse thotë Apostull Pavli, në I – 5:2.

Falenderojmë zotin Peter Minar, që na dërgon rregullisht gazetën “Ngjallja” dhe i urojmë atij shëndet me rastin e ditëlindjes së tij, më 30 nëntor të këtij viti, i cili mbush 100 vjet dhe rroftë edhe 100 vjet të tjera. E bekoftë Perëndia!

Me nderime, respekt dhe dashuri
Nga disa shqiptarë orthodhoksë
200 Mormingside Ter
Siracuse N. Y 13210
SHBA