Mitropoliti Vladimir i Kievit drejtoi një Shërbesë solemne në kishën qendrore të Manastirit të Shpellave, në Kiev, në prani edhe të Presidentit Leonid Kuçma. Ashtu siç ishte për Kishën Orthodhokse Ruse rindërtimi i Bazilikës së Krishtit Shpëtimtar në Moskë, rikonstruksioni i kishës së Manastirit të Shpellave përbën për orthodhoksinë Ukrahinase një simbol shumë shprehës të ringjalljes.
Manastri, i vendosur në lartësitë e Dnieprit, në qendër të Kievit, është një nga qendrat monastike më të vjetra të Evropës, themelimi i të cilit nis në shek. XI dhe konsiderohet edhe sot si një nga qendrat kryesore të spiritualitetit orthodhoks në rajon. Kisha qendrore e manastirit, dedikuar Perëndilindëses, u ndërtua së pari nga arkitektë bizantinë në vitin 1077, por dekorimi i saj u ribë në shek. XVII. Gjatë Luftës II Botërore, në 1942, kisha u shkatërrua tërësisht nga një shpërthim dinamiti vënë, nga ushtria sovjetike sipas disa burimesh apo nga ajo gjermane sipas të tjerëve.
Manastiri iu kthye Kishës në viti 1988, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë, në 1991, projekti për ta rindërtuar kishën u mbështet nga qeveria ukrahinase, e cila akordoi edhe fondet e nevojshme.
Sot, manastiri ka një komunitet prej 50 murgjish dhe në mjediset e tij zhvillon veprimtarinë Akademia Teologjike e Kievit.