EmailFacebookKontakt

Puna e murgut

Murgu Isirio ndjehej mjaft i lodhur. Kur e pyeti Igumeni se nga i vinte lodhja, ai iu përgjigj: Kam shumë punë gjatë ditës. Kam dy pleq që duhet të kujdesem, kam dy langonj që duhet t’i stërvis, një dragua që duhet ta ruaj, një luan që edhe me atë duhet të ndeshem çdo ditë, dhe një të sëmurë që duhet të kujdesem. Igumeni u çudit dhe e pyeti:

– Ç’do të thuash me gjithë këto?

– Dy pleqtë janë sytë e mi. Duhet t’i ruaj për të mos parë asgjë, që do të më dëmtojë. Dy langonjtë janë këmbët e mia. Duhet t’i mbaj me qëllim që të mos marrin udhën e mëkatit. Dragoi është gjuha ime, të cilën mundohem ta mbaj të lidhur. Luani është zemra ime, me të cilën ndeshem shpesh. Dhe i sëmuri është trupi im, të cilin duhet ta kuroj e ta ruaj, sepse në të banon shpirti im.