EmailFacebookKontakt

Laboratori i ri dentar në shërbim të pacientëve

Për klinikën stomatologjike pranë Qendrës Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, është hapur një laborator dentar. Tashmë, përveç terapisë stomatologjike, kirurgjisë ambulatore ofrohen edhe shërbimet ortopedike, pranë Qendrës Orthodhokse Diagnostike dhe laboratorit të ri dentar (me adresë Rruga e “Kavajës” Pall. 146 Sh. 1. Ap 1).

Në këtë laborator kryhen të gjitha punimet ortopedike, si urat fikse, ato të porcelanit e kromozifit, protezat e lëvizshme dhe protezat komplet me dhëmbë cilësorë.

Laboratori dentar është i pajisur me aparaturat më moderne, të automatizuara dhe punon me materialet e kohëve të fundit. Në të punon një personel i kualifikuar.

Mjeku ortoped: Z. Leonard Stratobërdha punon në Qendrën Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi” çdo të hënë e të enjte, nga ora 9.00 – 13.00, Tel. 360925, 374804.

Ju mirëpresim!