Alen Dypraz, një gazetar që mbulon çështjet fetare në gazetën zviceriane “Tribuna e Gjenevës”, u bë për këtë vit fituesi i Çmimit të Evropian të Gazetarisë Religjioze “Xhon Tempelton”. Ai është gazetari i parë zvicerian që fiton këtë çmim, i cili administrohet nga Konferenca Evropiane e Kishave (CEC), në bashkëpunim me Fondacionin Tempelton.
(Materialet u morën nga “Orthodox Observer”, SHBA, SOP, France dhe ENI, buletin i WCC, Zvicër)