EmailFacebookKontakt

Patriku i Rusisë deklaron pengesat për takim me Papën

Në një intervistë dhënë gazetës së njohur italiane “Corriere della Sera”, Patriku i Kishës Orthodhokse Ruse Aleksej II, ka formuluar dy kondita për një vizitë të Papës në Rusi. Patriku, thotë, që një vizitë e tillë e Papës varet nga zgjidhja që do t’i jepet dy problemeve, të cilat janë akoma “plagë të hapura në marrëdhëniet tona”.

Primati i Kishës Ruse afirmon, se “persekutimi në Ukrahinë i orthodhoksëve nga uniatët dhe proselitizmi i ndërmarrë nga hierarkia katolike në mes të popullsisë orthodhokse ruse”, janë pengesat kryesore që ngrihen midis dy kishave. Sipas tij, një takim me papën nuk do ta merrte “sensin e tij të vërtetë”, veçse mbas një përgjigjeje të kënaqshme, që do t’iu jepen “këtyre dy plagëve të dhimbshme”.

Patriku, i cili thekson, se dialogu me Kishën Katolike është “i mundshëm dhe ekstremisht i nevojshëm”.