EmailFacebookKontakt

Filloi viti i ri mësimor në Shkollën Teologjike “Kryqi i Nderuar”

Me një celebrim të dyfishtë, për festën e shkollës dhe nisjen e vitit të ri shkollor, u hap sezoni mësimor i Shkollës së njohur “Kryqi i Nderuar” (Holy Cross), në Nju Jork të SHBA. Në datën 13, Kryepiskopi Dhimitër, i Kishës Orthodhokse të Amerikës, bëri Liturgjinë Hyjnore. Hirësia e Tij drejtoi pastaj ceremoninë e rasoforisë (veshjes për herë të parë të robës fetare), për klasën e fundit dhe atë të paraqitjes së kryqit nxënësve të rinj. Hirësia e Tij tha ndër të tjera, se “Me pamjen e Kryqit ne mund të mbushemi plot me fuqi dhe gëzim. Kryqi është gjithmonë e ardhmja… Kryqi është dija e njohja absolute…”.

Dita e hapjes u shënua gjithashtu, nga fillimi i detyrës si president i saj i At Nikollas Trandafillu, ndërsa në datë 6 tetor u bë një shërbesë për këtë në paraklisin e shkollës. At Nikolla ka qenë për një kohë të gjatë vikar i përgjithshëm e sekretar i Arqidioqezës.

Këtë vit Shkolla pret 46 studentë të rinj, 31 në teologji dhe 15 në kolegj.