Në një deklaratë të kohëve të fundit, Këshilli i Kishave në Australi (NCCA), ka dënuar ashpërsisht në vendim të qeverisë. Sipas tij, i refuzohet e drejta për të marrë viza dhe informacion Komitetit për të Drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara. Ky vendim, erdhi pas kritikave të OKB ndaj Australisë, për mënyrën e trajtimit të banorëve indigjenë.
NCCA, që përfshin kishat Protestante, Katolike dhe Orthodhokse, e përshkruan reagimin qeveritar ndaj OKB, si tragjik dhe që e ul Australinë në sytë e Botës dhe kërkon anullimin e vendimit.
Vendimi i qeverisë australiane erdhi pas kritikave të forta nga një komitet i OKB, për trajtimin jo të mirë të popullsisë të disa fiseve indigjene, të detyrura nga shteti të jetojnë larg qyteteve, në zona të izoluara dhe të dëmshme për shëndetin.