Të krishterët e Pakistanit po bëjnë një betejë të ashpër kundër ligjit të ndarë elektoral, që besimtarët e shohin si një formë aparteidi religjioz. Sipas tij, të krishterët pakistanezë mund të votojnë vetëm për një numër të kufizuar kandidatësh të besimit të tyre dhe jo në mënyrë të përgjithshme edhe për kandidatët e besimit musliman.
Përfaqësuesit e të krishterë dënojnë një plan, për t’i bërë sërisht zgjedhjet mbi bazë të ndarjes fetare, siç ka njoftuar Kryetari golpist i shtetit, gjenerali Musharraf, megjithëse kur i erdhi në pushtet kishte premtuar të kundërtën. Kjo mënyrë zgjedhjesh u zbatua për herë të parë nga qeveria ushtarake në vitin 1979, fillimisht për zgjedhjet lokale dhe që nga viti 1985 edhe për ato kombëtare.
Kishat organizuan edhe një ditë lutjeje në gjithë objektet e krishtera të kultit të vendit, për anullimin e ligjit dhe për “kurajon për të luftuar aparteidin religjioz paqësisht, jo me violencë”, si dhe i është dorëzuar qeverisë një peticion i nënshkruar nga 200 mijë pjestarë të minorancave fetare, me të cilin kërkohej rivendosja e zgjedhjeve të përbashkëta.