EmailFacebookKontakt

Vizitë që dëshmon vlerësim e mirënjohje

Dioqeza e Beratit në ditët e tetork përjetoi një vizitë të veçantë: Një grup besimtarësh kishin ardhur për të takuar Mitropolitin nga vendlindja e Tij.

Grupi përbëhej nga at Parashqevai, i cili ka kontribuar në vitin 1992 në hapjen e seminarit tonë dhe Igumenia Agapi e manastirit, që shoqëronte motrat – murgeshat dhe nga shumë besimtarë të Thivas e Livadhiasë, që kishin marrë udhë për të nderuar e respektuar ish Atin e tyre Shpirtëror, sot – Kryebari në këtë dioqezë të shenjtë.

Në mesazhet që u përcollën, në veçanti nga motrat u shpreh ngazëllimi i tyre. Ato e konsideronin ardhjen e tij si një sakrificë në emër të Zërit, Fjalës së Perëndisë.

Takimi u shoqërua me psalme nga grupi i motrave, që na befasuan me zërin e tyre shumë të bukur. Ato me ligjërimet e tyre vunë në dukje virtytet e Mitropolitit, të cilat ne po i jetojmë sot si: urtësia, bujaria vullnetir e njeriut model në përkushtimi i e detyrës së shenjtë.

Të ardhurit i përshëndeti edhe Stavrofor Vangjel Xoxe.

Hirësia Imzot Ignati i falenderoi mysafirët dhe theksoi, se dashuria juaj, kujtimi juaj më jep më shumë forcë për të qenë përherë pronë e Hirit të Perëndisë. Më pas Mitropoliti i njohu ata me kulturën fetare bizantine të Beratit 2400 – vjeçar.

Miqtë bënë vizita në Akademinë e Shën Vlashit Durrës, në manastirin e Ardenicës, në Qendrën Diagnostikuese Ungjillëzimi, në Kryepiskopatë etj.