Njëherë, një shenjtor duke predikuar u thotë atyre, që kishin ndihmuar në ndërtimin e kishës:
– A e dini vallë se ç’u bë me ata që ndërtuan varkën e Noes?
– Jo, – iu përgjigjën ata.
– Po jua them atëherë. Ata nuk hynë në varkën e shpëtimit, sepse ishin mëkatarë e u zhdukën mbas kataklizmës.
Kujdes edhe juve, megjithëse ndihmuat në ndërtimin e kishës, të kujdeseni edhe për kishën e vogël që ndodhet në shpirtin tuaj.