EmailFacebookKontakt

Laboratori i ri dentar në shërbim të pacientëve

Në muajin tetor për klinikën stomatologjike pranë Qendrës Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në vazhdimësinë e punës së saj për përmirësimin e shëndetit të popullit, hapi një laborator dentar, i cili do të shërbejë për profilaksinë e shëndetit të dhëmbëve. Tashmë, përveç terapisë stomatologjike, kirurgjisë ambulatore ofrohen edhe shërbimet ortopedike, pranë Qendrës Orthodhokse Diagnostike dhe laboratorit të ri dentar (me adresë Rruga “Kavajës” Pall. 146 Sh. 1. Ap 1).

Në këtë laborator kryhen të gjitha punimet ortopedike. Janë për t’u përmendur urat fikse si ato të porcelanit dhe kromozifit si dhe protezat e lëvizshme që janë protezat e skeletuara (me krom kobalt) si dhe protezat komplet me dhëmbë cilësorë.

Laboratori dentar është i pajisur me aparaturat më moderne, të automatizuara dhe punon me materialet e kohëve të fundit. Në të punon një personel i kalifikuar.

Mjeku ortoped: Z. Leonard Stratobërdha punon në Qendrën Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi” çdo të hënë e të enjte, nga ora 9.00 – 13.00.

Besojmë që cilësinë që keni gjetur në shërbimet e ofruara nga Qendra Diagnostike Orthodhokse do ta gjeni edhe në laboratorin dentar.

Ju mirëpresim!

Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”
Rr. Dibrës Nr. 159 Tel. 360925, 374804