EmailFacebookKontakt

Simpozium Ndërkombëtar «2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri» – Të marrim frymëzim nga tradita jonë kulturore

Në kuadrin e Jubileut të 2000-vjetorit të Krishterimit, në datat 16-18 nëntor, në Tiranë, në sallën e Muzeut Historik, u zhvillua Simpoziumi Ndërkombëtar “2000 vjet art dhe kulturë e krishterë në Shqipëri”. Ai u organizua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nën kujdesin e lartë të Kryepiskopit, Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit.

Për të arritur deri tek kjo veprimtari shumë e rëndësishme, u desh një punë e gjatë shumëmujore, për të kontaktuar e siguruar pjesëmarrjen në të të shumë studjuesve të shquar vendas e të huaj. Kumtesat e ardhura u vlerësuan nga një këshill shkencor, me figura të njohura të historiografisë shqiptare, si Prof. Dr. Kristo Frashëri, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. Dr. Myzafer Korkuti, Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Prof. Dr. Hasan Nallbani, Prof. Dr. Pirro Thomo dhe arkitekt-restaurator At Theologos, përgjegjës i Zyrës Teknike të Kishës.

Simpoziu u zhvillua në tri ditë. Seanca e parë, e paradites, u mbajt në datë 16 nëntor, ora 10.00, me përshëndetje nga Kryepiskopi dhe personalitete të pranishme, për të vazhduar në seancën e dytë me referatet e para për këtë trashëgimi të jashtëzakonshme të krishterë të vendit tonë.

Në numrin e ardhshëm të “Ngjalljes”, do t’iu njohim gjerë me ecurinë e kësaj veprimtarie dhe referatet e kumtesat që u mbajtën në të.

Korresp. i “Ngjalljes”