Ka pesë vjet që në Tiranë funksionon Qendra e Rinisë Orthodhokse “Bij të Dritës”, të Kryeqytetit, e cila është hapur në sajë të interesit dhe kontributit të Kryepiskopit Anastas. Mjediset e saj ndodhen jo larg Kishës së “Ungjillëzimit”, në Rrugën e Bogdanëve.
Veprimtaritë që zhvillon kjo qendër rinore synojnë të pasurojnë jetën shpirtërore të rinisë orthodhokse, ngritjen e saj kulturore, si dhe çlodhjen e argëtimin e saj. Në mjediset e saj organizohen takime dhe biseda shpirtërore, shërbesa lutjeje, kurse kompjuteri dhe gjuhësh të huaja, dreka, gatim i veçantë në kohë kreshme, për ata që nuk kanë kushte në shtëpitë e tyre për ta mbajtur atë etj.
Të gjithë të rinjtë, janë të mirëpritur në të çdo ditë, nga ora 14.30 – 20.30, nga dita e hënë e deri të shtunën, si dhe të dielën, nga ora 11.00 – 14.00 dhe nga ora 17.00 – 20.30.
Gjithashtu, njoftohen të rinjtë mbi moshën 18 vjeç, se kanë filluar bisedat shpirtërore:
1. Në Kishën e Ungjillëzimit, çdo të shtunë, ora 12.00, me At Theologun.
2. Në Shtëpinë e Rinisë Orthodhokse, çdo të dielë, ora 11.30. me At Justinin.
3. Në Qytetin Studenti, çdo të martë, ora 17.30, me At Lukën. Gjithashtu, çdo të enjte, në orën 06.30, në Kinoklubin “Studenti” kryhet Liturgjia Hyjnore.
Çdo të premte, ora 18.30, në Shtëpinë e Rinisë Orthodhokse bëhet Paraklisi i së Tërëshenjtës.