Kjo kishë e tipit bazilikë, gjatë periudhës së monizmit, si shumë të tjera, u kthye në magazinë dhe ishte shumë e dëmtuar, gjë që bëri të nevojshëm një rikonstruksion të thellë, në disa faza. Ai u bë i mundur me fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas.
Hapi i parë ishte ndërtimi i çatisë dhe pastrimi nga rrënojat e mbeturinat. Pastaj u ngrit pagëzimorja dhe u bë tavani i ri në dru dekorativ, u suvatuan e u lyen të gjitha mjediset e brendëshme dhe fasada e jashtme dhe u bë shtrimi i dyshemesë etj.
Kishës iu vendosën edhe dritare të reja prej druri, si dhe kolona të brendshme, po prej druri.
Gjithashtu u krijuan edhe mjedise të ndryshme si zyrë, ambulancë për fshatin etj. Kisha do të plotësohet edhe me hajatin dhe kambanaren.