Gjatë mbledhjes së tij të fundit (26-29 shtator), Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Botëror të Kishave bëri edhe disa emërime të reja. Kështu, At Ioan Sauca, teolog, përfaqësues i Kishës Orthodhokse të Rumanisë, u emërua Drejtor i Institututit prestigjioz Ekumenik të Bosseit (Zvicër). Edhe një tjetër orthodhokse, Tamara Grdzelidze, teologe me tre universitete, nga Kisha Orthodhokse e Gjeorgjisë u emërua në seksionin “Besim dhe konstitucion”. Gjithashtu u emërua edhe një prift protestant nga ish-Gjermania Lindore.
Sipas pastor Konrad Raizer, Sekretar i përgjithshëm i KBK, “Caktimi i tre pjesëtarëve të kishave të pjesës Lindore të Evropës, dëshmon angazhimin e vendosur të ndërmarrë nga KBK, për të mbështetur dhe shoqëruar kishat anëtare, që në këtë rajon përpiqen për të ripërcaktuar dhe rivitalizuar dëshminë e tyre në një situatë sociale dhe politike të re”.