EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse përcakton doktrinën e saj sociale

Në një mbledhje të fundit, Asambleja plenare e episkopëve orthodhoksë rusë, aprovoi një dokument voluminoz (rreth 100 faqe), ku zhvilloheshin konceptet sociale të Kishës Orthodhokse Ruse.

Kisha Ruse është e para që adopton një dokument të kësaj natyre, me referenca për subjekte të larmishme, si marrëdhëniet Shtet-Kishë, angazhmi i krishterë në jetën politike dhe sociale, drejtësia, politika e familjes, morali seksual, relatat mes Kishës dhe Medias etj.

Dokumenti, i cili u përgatit nga një grup pune me rreth 10 teologë, të drejtuar nga Mitropoliti Kirill i Smolenskut, bën edhe një paralajmërim, për të pasur kujdes nga procesi i globalizimit të raporteve ekonomike, sociale e kulturore, duke denoncuar fenomenin e sekularizimit të shoqërisë, aq i pranishëm në vendet Perëndimore dhe që po ndihet fuqishëm edhe në ato Lindore.

Në komentet e shtypit rus, aprovimi i dokumentit shihet edhe si fitorja e një linje më të hapur për dialog me botën moderne, në gjirin e Kishës Orthodhokse Ruse.