EmailFacebookKontakt

Lotët

Në një muze ikonografie ekziston një ikonë ku paraqitet mbreti David, duke qarë për mëkatin që bëri, duke marrë gruan e Urias, mbasi e çoi të vritet në luftë. Pranë tij një engjëll që mbledh lotët e tij në një vazo të kristaltë dhe e dorëzon tek Perëndia. Nën ikonë janë shkruar këto fjalë nga një at i kishës:

– Davidi mëkatoi vetëm një herë dhe qau gjithë jetën që i pati mbetur. Ndërsa ti ke mëkatuar shumë herë dhe nuk ke qarë kurrë.