Muzikanti gjerman me famë botërore Vagner i kaloi vitet e fëmijërisë së tij, mes një varfërie të madhe. Njëherë, ai po shëtiste me një mikun e tij aristokrat nëpër rrugët e Mynihut.
Menjëherë sytë e Vagnerit përqëndrohen tek një djalosh që po e vështronte me ngulm. Vagneri i mësuar tashmë të lexonte dëshirat e vështrimet e njerëzve, zgjati dorën duke i dhënë një monedhë të florinjtë. Miku i tij aristokrat u çudit dhe e pyeti:
Përse e bëre këtë bamirësi? – Djaloshi nuk të kërkoi para. E Vagneri iu përgjigj:
– Sepse vetëm ai që e ka shijuar skamjen e varfërinë mund të lexojë përmes shikimeve të njerëzve, atë që ata kërkojnë.