Shkrimi i Shenjtë nuk ka për qëllim të mësojë njohuri shkencore, por ai nuk është aspak në kundërshtim me ato. Përkundrazi!.. Ja ç’thonë disa shkencëtarë dhe njerëz të shquar:
Një akademik i shquar francez, i quajtur Laparan, shkruan: “Në qoftë se do të desha të përmblidhja në 40 rrjeshta evolucionin gjeologjik të botës, do të kopjoja librin e Gjenezës, domethënë historinë e krijimit…”.
Njutoni, fizikanti, astronomi dhe matematicieni i famshëm, thotë: “Rregulli i çuditshëm i diellit, planeteve dhe kometave nuk mund të ketë tjetër parim ekzistence vetëm planimetrin dhe udhëheqjen e një Qenieje të plotëfuqishme dhe të gjithëditur. E gjithë gjithësia është mbretëria e Tij. Si rrjedhim Perëndia është Perëndi e Gjallë, i gjithëditur dhe i gjithëfuqishmi, një qenie e përkryer e pafundme, e cila ekziston mbi të gjitha krijesat. Shkrimin e Shenjtë e konsiderojmë mbi të gjitha filozofitë”.
E ngjashme me këtë është edhe shprehja e një gjeologu të shquar besimtar nga Franca, De Launay: “Shkruajta, kohët e fundit një volum të tërë me titullin “Krishtërimi”, që të tregojë se feja dhe shkenca nuk janë të papajtueshme. Shkenca e mënçur dhe e drejtë ndalon me shpresëtari përpara sferës së besimit, gjithashtu edhe ndaj sferës së moralit.”.
Një pohim të mrekullueshëm bën A. Volta: “Studiova thellë të vërtetën e besimit që është në Shkrimin e Shenjtë. U njoha me veprat e mbrojtësve dhe të armiqve të tij. Peshova avantazhet dhe dizavantazhet. Nga ky krahasim fituam dëshmitë që ishin pro tij, të cilat e bëjnë kaq të vlefshëm, saqë çdo shpirt që ka një rritje natyrale dhe një shmangie nga mëkati dhe pasioni, nuk mund të mos e dojë dhe të mos e lavdërojë.”.
Filozofi i madh gjerman Kanti, shkruante: “Përfitimi më i madh për gjinisë njerëzore është Shkrimi Shenjtë. Të gjitha librat të cilat i studiova nuk më dhanë ngushëllimin të cilin ma dhanë fjalët e Biblës”.
Fjodor Dostojevski, shkrimtari i madh rus, thoshte: “Të rekomandoj të lexosh të gjithë Shkrimin e Shenjtë dhe do të shohësh se njerëzimi as nuk ka, as nuk do t’i jepet mundësia që të ketë një libër kaq të vyer”.
Xhuzepe Garibaldi heroi i madh italian sqaron: “Aleati i shkëlqyer me të cilin duhet të pajiseni është Shkrimi i Shenjtë. Ai do të sjellë lirinë”.
Gëte, poeti i madh gjerman, shkruante: “I konsideroj të gjithë Ungjijtë, që të katërt, si absolutisht origjinalë e autoritarë. Sepse në to shihet shkëlqimi i gjallë i jetës, i cili buron nga personi i Krishtit. Shkrimi i Shenjtë është obelisku më i ndritshëm shpirtëror nga i cili rrjedhin burime të pashtershme për përparimin e njerëzimit”.
Rusoi, i mrekulluar nga studimi i Tij, shkruante: “Jam i obliguar t’ju pohoj se madhështia e Shkrimit të Shenjtë më mbush me mrekulli dhe më bën gjithnjë e më shumë përshtypje në zemrën time. Shqyrtova veprat e gjithë filozofëve, por pavarësisht se ata kanë madhështi në fjalët që thonë, vlera e tyre nuk krahasohet me atë të Shkrimit të Shenjtë. Pyes veten: “A është e mundur që një vepër kaq e thjeshtë, por kaq e lartë të jetë vepër njerëzish?”…