Në datë 19 shtator, ditën e kremtimit të Metamorfozës sipas kalendarit të kishave sllave, u bë në Moskë shenjtërimi i altarit të Kishës së Katedrale të Krishtit Shpëtimtar, e cila u ringrit nga e para pasi ishte shkatërruar në vitin 1931.
Në Liturgjinë Hyjnore dhe në Shërbesën e Shenjtërimit, e cila u kryesua nga Patriku i Moskës dhe gjithë Rusisë Aleksej II, mori pjesë edhe një përfaqësi e Kishës sonë, e kryesuar nga Kryepiskopi Anastas, në përbërje të së cilës ishte edhe Mitropoliti i Korçës Joani, një prift dhe një dhiakon. Në ceremoni merrnin pjesë edhe mjaft kryetarë të tjerë të Kishave Orthodhokse, si dhe mbi 160 episkopë.
Të nesërme, e diel 20 gusht, të gjithë delegacionet morën pjesë përsëri në Liturgjinë Hyjnore në Katedrale, gjatë së cilës u bë edhe kanonizimi i disa martirëve të rinj të epokës së komunizmit. Gjithashtu, të gjithë primatët dhe përfaqësitë, patën një takim në Kremlin me Presidentin Putin.