EmailFacebookKontakt

8 vjet më parë do të bëhej Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij

8 vjet më parë do të bëhej Fronëzimi i Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Njëherësh, kjo ditë do shënonte edhe ringjalljen kanonike të Kishës sonë. Udha dhe arritjet që nga ajo ditë mund të cilësohen veç si një mrekulli, e kryer me praninë e mbështetjen e vazhdueshme të Perëndisë; një mrekulli e besimit të thellë të këtij personaliteti të shquar të botës së Krishterë dhe të gjithë Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë.

Por, më 7 gusht u mbushën edhe 40 vjet nga dita e dorëzimit në dhjak të Kryepiskopit onë; 4 dekada të mbushura me një punë të shquar baritore e shkencore, por edhe me probleme e shqetësime, të cilat diti t’i përballonte e kapërcente. Me këtë rast, po botojmë një intervistë të Fortlumturisë së Tij, dhënë para pak kohësh një gazete të huaj. Në të jepen aspekte konkrete, por edhe përjetime shpirtërore të kësaj udhe të gjatë, e cila urojmë të vazhdojë edhe për shumë vjet akoma, për të mirën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të besimit tonë Orthodhoks.