EmailFacebookKontakt

Kremtohet përvjetori i një manastiri të vjetër

Manastiri i Stavropolit, në Bukuresht, kremton sivjet 275 vjetorin e krijimit. Ishte murgu Ioanica (më vonë Mitropolit i Stavropolit), që në vitin 1724 do hidhte themelet e një manastiri, që më vonë do zmadhohej shumë, nga i cili sot ka mbetur vetëm kisha kushtuar Kryeengjëve. Në rrjedhën e shekujve ai u dëmtua rëndë nga tërmetet dhe u prek nga padrejtësitë e pushtetit tokësor.

Në vitin 1995 Komisioni kulturor i Bashkimit Evropian e vendosi Manastirin në programin e restaurimeve. Pas punimeve në mjediset e tij do vendosen një koleksion me dorëshkrime të muzikës bizantine, libra dhe objekte të vjetra kulti, fragmente afreskash nga kisha të shkatërruara të Bukureshtit, si dhe një pjesë e pikturave origjinale të Kishës së Manastirit, të vitit 1724, që u zbuluan gjatë restaurimit.

Materialet informative u morën nga SOP- Shërbimi Orthodhoks i Shtypit, France