EmailFacebookKontakt

Ndërroi jetë z. Josif Korra

Para disa ditësh ndërroi jetë, në moshën 67-vjeçare, z. Josif Korra. Ai ishte ndër personat që rihapën Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë dhe që nga fillimi, ishte anëtar i Këshillit të saj Kishtar.

Josifi lindi në vitin 1933, në Tiranë, nga një familje me tradita në besimin tonë Orthodhoks. Emri i familjes figuron edhe në Kodikun e Kishës së Shën Prokopit.

Josifi gjatë jetës u dallua si një besimtar i mirë, i përkushtuar për Kishën, ku me qetësinë e tij karakteristike jepte mendime të vyera në mbarëvajtjen e punëve.

Me gjithë problemet shëndetësore, ai kryente çdo punë që i ngarkohej. Gjithashtu, Josifi u dallua edhe në jetën e tij familjare dhe si arsimtar, me përkushtimin e tij në edukimin e brezit të ri.

Me fjetjen e tij, familja humbi njeriun e dashur dhe Kisha pjesëtarin e përkushtuar dhe besimtarët një shok të dashur.

Nasi Hobdari, Todi Janku, Llazar Pjeshkazini