EmailFacebookKontakt

“Atje ku nuk ka mjek”

“Atje ku nuk ka mjek”
– Ndihmesë e rëndësishme e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për ruajtjen e shëndetit të njerëzve në zonat më problematike –

Kujdesi për shëndetin dhe ruajtjen e tij është një kërkesë parësore dhe një e drejtë e çdo individi dhe ka të bëjë me një proces edukimi të vazhdueshëm.

Për këtë shërben edhe ky libër, botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe realizuar nga Zyra “Shërbimi i Dashurisë” (DA). Ai është një përkthim i librit të autorëve David Werner dhe Carol Thuman e Jane Maxwell, dhe recenzent Dr. Agron Ylli.

Ky botim ka rreth 240 faqe, që ndahen në 15 kapituj, të cilët korrespondojnë me sëmundjen përkatëse. Për çdo sëmundje, fillimisht flitet për shenjat karakteristike të saj dhe më pas për rrugët e mjekimit.

Libri është shkruar për ata që jetojnë larg qendrave mjekësore apo në vende ku nuk ka mjek, prandaj temat janë paraqitur sa më thjesht e kuptueshëm. Udhëzimet e tij përfshjnë jo vetëm çka duhet të bëjmë, por e se kur duhet të kërkojmë ndihmë mjekësore.

Theksi vihet në ato raste kur është e rëndësishme, që i sëmuri të këshillohet me punonjësin shëndetësor ose mjekun. Por, meqenëse kuadrot shëndetsore nuk janë gjithmonë afër vendbanimeve, libri sugjeron gjithashtu, se çfarë duhet të bëjmë derisa të kontaktojmë me ta për problemet serioze.

Në fillim, libri do shpërndahet në zonat fshtare ku ka probleme për sigurimin e shërbimit shëndetësor e pastaj do të ribotohet për një publik më të gjerë.