Kisha ndodhet pranë qendrës së qytetit, në krah të rrugës nacionale. Ajo u ngrit mbi muret ekzistuese të kishës, që kishte nisur të ngrihej vite më parë, me kontributin privat të një familjeje orthodhokse, por pa u mbaruar. Ajo ia dhuroi tokën Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila nëpërmjet Zyrës së Shërbimit Teknik dhe fondet e vëna në dispozicion nga Kryepiskopi Anastas, mbaroi ndërtimin.
Kisha është njënefëshe, me hajat nga ana veriore dhe një kambanore të lartë 15m dhe me një mjedis ndihmës.
Punimet filluan në shkurt 1998 dhe tashmë ka mbaruar ndërtimi i kishës, me gjithë elementet dekorative dhe vazhdojnë punimet në mjediset e jashtme.