EmailFacebookKontakt

Urtësia e Perëndisë udhërëfyese përjetën

1. Duajeni drejtësinë, ju prijësit e dheut, ushqeni ndjenja mirësie ndaj Zotit dhe kërkojeni atë, duke i hapur zemrën me thjeshtësi,

2. Sepse atë e gjejnë ata që nuk e përbuzin dhe u zbulohet atyre që besojnë në të.

3. Mendimet dinake na largojnë nga Perëndia dhe ata që nënvleftësojnë Fuqinë e Perëndisë, do të ndëshkohen.

4. Tek zemra që do të keqen nuk do banojë Urtësia dhe ajo nuk bën strehë në trup mëkatar.

5. Urtësia është Shpirti i Shenjtë i Perëndisë, i cili mëson njerëzimin, shmang mashtrimin, na largon nga mendimet e liga dhe fyhet nga ata që bëjnë padrejtësi.

6. Urtësia i do njerëzit, por do të ndëshkojë atë që me fjalë fyen të tjerët. Sepse Perëndia si dëshmitar, njeh fshehtësitë e mendjes së tij, vëzhgon në thellësi të zemrës dhe dëgjon fjalët e tij.

7. Shpirti i Zotit mbush gjithë botën dhe çdo gjë që thuhet njihet prej tij.

8. Kushdo që ndot me fjalë të liga gojën e tij nuk mund të fshihet dhe nuk shmang dot dënimin e Perëndisë.

9. Sepse mendimet e të pabesit do të shqyrtohen, zëri i fjalëve të tij do të arrijë tek Zoti dhe mbi të bien paudhësitë dhe ndëshkimi.

10. Veshi i kujdesshëm i Perëndisë kap gjithçka, saqë dhe pëshshpërimat e brengave nuk i shpëtojnë.

11. Ruhuni pra nga psherëtimat e kota dhe shmagni fjalët fyese ndaj të tjerëve. Sepse dhe shpifja më e vogël nuk është pa pasoja, kushdo që e thotë atë shkatërron veten e tij.

12. Mos e kërkoni vdekjen me jetën tuaj të çthurur dhe mos e rrënoni veten me vepra të padenja.

13. Sepse vdekja nuk erdhi nga Perëndia dhe nuk gëzohet nga zhdukja e të gjallëve.

14. Perëndia krijoi botën që të jetojë dhe kujdeset që të kenë jetë të gjatë krijesat e tij. Krijesat e tij nuk marin shkatërrim dhe mbret i tokës s’është vdekja por Perëndia.

15. Sepse drejtësia është e pavdekshme.

Përzgjodhi: Jorgo Papadhopulli