EmailFacebookKontakt

Dialog midis besimit dhe politikës

Organizatorë të takimit ishin Patrikana Ekumenike dhe grupet e mësipërme të Parlamentit Evropian (të cilat kishin ftuar edhe politikanë të partive simotra nga Evropa Lindore). Në të u përfaqësua edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Temat e diskutimit kishin të bënin me “Shoqërinë civile, të drejtat e njeriut dhe cilësinë e jetesës”.

Konferenca u hap nga Episkopi Emanuel, përgjegjës i zyrës së Patrikanës Ekumenike në Bruksel dhe Prof. Hans-Gert Poettering, Kryetar i grupit të Partive Popullore. Gjithashtu, u lexuan përshëndetjet e z. Zhak Santer, z. Bulent Akarçali, zv. kryetar i Partisë turke të Atdheut etj.

Gjithashtu, në seancën e parë, të datës 9 qershor, përshëndeti edhe Tërëshenjtëria e Tij, Patriku Ekumenik Vartholomeu, i cili shprehu mirëseardhjen dhe theksoi ndër të tjera, se “Gjithë popujt që jetojnë në Evropën e Bashkuar dhe ata që synojnë të bëhen anëtarë të saj, ndajnë të njëjtat aspirata për drejtësi, pajtim, tolerancë, liri dhe paqe. Ne, që kemi zgjedhur të shërbejmë – në Kishë apo në institucionet pubhke – duhet të kujtojmë, që qëllimi ynë është t’i bëjmë realitet këto ëndrra për çdo burrë, grua a fëmijë mes nesh”.

Secila nga seancat kishte një temë të veçantë, me dy referues, një nga ana fetare dhe një nga ajo politike: Shoqëria Civile dhe Kisha si partnerë; Zhvillimi i karakterit evropian të të drejtave themelore dhe pozita e Kishës; Të drejtat e njeriut në shoqërinë e sotme; Probleme që prekin cilësinë e jetesës në shoqërinë moderne, pas të cilave kishte diskutime mjaft interesante dhe të një niveli të lartë.

Në seancën e fundit, pasditen e 9 qershorit u aprovuan edhe konkluzionet e takimit, si dhe një deklaratë e përbashkët e Patrikanës Ekumenike dhe Kishave Orthodhokse Autoqefale me partitë pjesëmarrëse.

Gjithashtu, të pranishmit në Konferencë bënë edhe një vizitë në selinë e Patrikanës Ekumenike, në lagjen Fanar.

Një pjesë e të pranishmëve, veçanërisht ata që përfaqësonin Kishat Orthodhokse, patën edhe nderin e privilegjin të merrnin pjesë të dielën, 11 qershor, në Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën Gjergjit të Patrikanës, në ditën e emrit të Patrikut Ekumenik Vartholome, të cilit i uruan jetë të gjatë e shëndet për të mirën e Kishës Orthodhokse dhe të vazhdimit të kontributit të njohur botërisht për paqe e pajtim jo vetëm midis besimeve, por edhe midis popujve të botës dhe gjithë njerëzve.

Korresp. i “Ngjalljes”