Që nga viti 1991, me nismën e një grupi njerëzish, midis të cilëve edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare (edhe orthodhoks), të Veriut të vendit. Në vazhdën e kësaj pune, ishte edhe mbledhja në qytetin historik të Besëlidhjes, në Lezhë, i Konferencës së parë për Pajtimin e Gjaqeve. Ajo kishte për qëllim sensibilizimin e opinionit, për shërimin e kësaj plage të dhimbshme të shoqërisë sonë.
Në të morën pjesë misionarë të pajtimit të gjaqeve, Presidenti Meidani, deputetë etj. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përfaqësohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani.
Ndërsa At Aleksandër Petani nga Shkodra, ishte në presidium, si një ndër pjesëmarrësit iniciatorë të lëvizjes, që nga fillimet e saj. Ai mbajti fjalën “Të falësh do të thotë të marrësh dritën e Perëndisë”, ku nëpërmjet këndvështrimit të besimit orthodhoks dhe fjalëve të Kryepiskopit Anastas, theksoi se hakmarrja e demonizon konfliktin, duke i nxitur grindjet, kurse mirëdashja bën të kundërtën, i zhduk ato dhe sjell faljen e pajtimin.
Duhet theksuar edhe fakti, se Kisha jonë ka ndihmuar konkretisht nga ana materiale të nguajturit nga gjakmarrja në zonat e Malësisë së Madhe, Shkodrës e Pukës.