EmailFacebookKontakt

Një nevojë themelore e epokës sonë është një bashkëekzistencë paqësore në një shoqëri multi-kulturale

Tema e dialogut ndërfetar është prekur shpesh nga Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi. Një temë të tillë, Fortlumturia e Tij e trajtoi edhe në veprimtarinë e organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe fondacioni Iranian Saadi Shirazi “Dialogu me qytetërimeve dhe feja”. Një nga pikat e trajtuara ishte edhe ajo e nevojës së një “dialogu jete”, ku përvoja e Shqipërisë do ishte mjaft e frytshme:

Përveç dialogut si çështje dijetarësh, ne gjithashtu mund të dallojmë në strukturën e shoqërisë multi-fetare, mundësi të ndryshme për një “dialog jete”. Ky dialog i fundit, nuk kërkon marrëveshje të përbashkëta, por bazohet në pranimin dhe respektin për lirinë fetare të të tjerëve dhe të drejtës së tyre për të vendosur se cilat janë vizionet dhe qëllimet e tyre përfundimtare.

Një nevojë themelore e epokës sonë është një bashkëekzistencë paqësore në një shoqëri multi-kulturale. Në shumë raste, një grup njerëzish ka jetuar në mes të shumicave fetare që sundonin dhe impononin normat dhe dëshirat e tyre. Në kohën tonë, veçanërisht në qytetet e mëdha, vjen duke u rritur jetesa në një pluralizëm fetar. E vetmja mënyrë për të jetuar paqësisht në një mjedis të tillë dhe për të shmangur konfliktet dhe përplasjet fetare, është pranimi i lirisë fetare të të tjerëve dhe përfshirja në një “dialog jete” të sinqertë dhe paqësor.

Kultivimi i një respekti të sinqertë ndaj besimeve fetare të fqinjit dhe lirisë së tij për të zgjedhur të ardhmen, është nevojë sociale dhe një detyrë fetare për shoqërinë tonë moderne. Ky “dialog jete” ofron mundësi për zhvillim social dhe progres.