EmailFacebookKontakt

Kremtim i ndritshëm në Këlcyrë

Dhuratën e bukur e të shenjtë që bëri Fortlumturia e Tij Anastasi, ndërtimin e kishës në qytetin e Këlcyrës, besimtarët Orthodhoksë e shfrytëzuan si asnjëherë tjetër gjatë javës së madhe të Pashkës. Mbresa të shumta emocionante u krijuan nga këndimi i stanzave të vajtimeve ditën e premtes së zezë, të cilat u kënduan nga kori i vajzave të kësaj kishe.

Gjatë javës së madhe u kryen shërbesat fetare edhe në të gjitha fshatrat e tjerë të enorisë, Mbrezhan, Riban, Çarshovë, Grykë e Këlcyrës, ku do të kryen edhe në javën në vazhdim.

Dita më e gëzuar për besimtarët Orthodhoksë këlcyriotë ishte e shtuna në mbrëmje, ku sheshi i madh i qytetit u ndriçua nga dhamballat e Pashkës dhe buçiti nga shpirti i qindra besimtarëve të qytetit fjalët engjëllore “Krishti u ngjall! Vërtet u Ngjall!”