Në shkurt, në Sarajevë u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të komuniteteve fetare të Kosovës. Për palën shqiptare ishin Myftiu i Kosovës Z. Rexhep Boja dhe ipeshkvi Mark Sopi, ndërsa për atë serbe episkopi Artemije. Ata kritikuan ngadalësinë dhe mungesën e rezultateve në aplikimin e akordeve për paqen në Kosovë dhe shprehën dëshirën të shohin të vendosur një paqe permanenete, të bazuar mbi të vërtetën, drejtësinë dhe bashkëekzistencën mes komuniteteve të ndryshme.
Në dokumentin e përbashkët këmbëngulej tek vlerat e përbashkëta, si respektimi i jetës njerëzore, si dhuratë e Perëndisë. Ata njihnin, se besimet respektive, secili në mënyrën e vet, kërkojnë respektimin e të drejtave njerëzore dhe afirmonin, që dhunimi i tyre bie ndesh jo vetëm me ligjet njerëzore, por, gjithashtu, me urdhëresat Perëndisë. Ata denoncojnë me vendosmëri vrasjet për shkak të përkatësisë etnike apo të besimit, dhunimin e vendeve të kultit, largimin e popullsisë civile nga vatrat e veta, dizinformimin etj.
Takimi u organizua me nismën e Këshillit ndërfetar të Bosnjës.