EmailFacebookKontakt

Margaritare të Atërve

* Ai që është gati të vuajë të keqen me gëzim, duke pasur mundësi të kundërshtojë me ndërgjegje, ka pranuar nga Perëndia ngushëllimin e besimit të tij.
Shën Isak Siriani

* Pendimi është bir i shpresës dhe mohuesi i dëshpërimit.
Shën Joani i Shkallës

* Lutja është prova e gjithçkaje, lutja është burimi i gjithçkaje, lutja është forca që vë në lëvizje gjithçka. Në qoftë se lutja është e drejtë, atëhere gjithçka do të jetë e drejtë.
Shën Theofani

* Ai që është i përulur në mendime dhe merret me punë shpirtërore, kur të lexojë shkrimet e shenjta, do të shohë se gjithçka i drejtohet atij vetë dhe jo të afërmit të tij.
Shën Marku