Krishti u ngjall sëvdekurish! Ky është proklamimi kryesor i besimit të krishterë. Kjo formon zemrën e predikimit dhe adhurimit të Kishës dhe të jetës shpirtërore…
Në predikimin e parë në historinë e Kishës së Krishterë, Apostull Petri e filloi proklamimin e tij:
O burra Izraelitë, padëgjoni këto fjalë; Jisu Nazaretin, njeri të treguar në ju nga Perëndia me fuqira e çudira e me shenja, të cilat i bëri Perëndia me anë të atij, në mes tuaj, sikundër edhe vetë e dini. Këtë që qe dhënë sipas një plani të caktuar dhe pas paranjohjes së Perëndisë ju e zutë edhe me duar paudhërie e mbërthyet dhe e vratë; Këtë Perëndia e ngjalli, pasi zgjidhi dhembjet e vdekjes, se nuk mund të mbahej ai prej saj.
(Veprat 2:22-24)
Jisui kishte fuqinë të jepte jetën e tij dhe gjithashtu, kishte fuqinë ta merrte atë përsëri:
Prandaj Ati më do, sepse unë vë jetën time, që ta marr përsëri. As ndonjë s’e ngre prej meje, po unë e vë prej vetes; kam pushtet ta vë edhe kam pushtet ta marr përsëri. Këtë porosi mora prej tim Ati.
(Joani 10:17-18)
Kisha Orthodhokse beson në vdekjen reale të Krishtit e në ngjalljen aktuale të tij. Megjithatë, ngjallje nuk do të thotë thjesht ngritje trupi. As Ungjilli e as Kisha s’thonë që Jisui u shtri i vdekur dhe pastaj u gjallërua biologjikisht dhe eci në të njëjtën mënyrë si para se të vritej. Me një fjalë, Ungjilli nuk thotë që engjëlli lëvizi gurin prej varrit që Krishti të dilte jashtë. Engjëlli e lëvizi gurin për të treguar se Jisui nuk ishte më atje (Mark. 16; Matheu 28).
Në ngjalljen, Jisui është në një formë të re e të lavdishme. Ai shfaqet përnjëherë në vende të ndryshme. Ai njihet me vështirësi (Lluka 24:16, Joani 20:14). Ai ha e pi për të treguar që nuk është një hije (Lluka 24:30, 39). Ai i lejon që ta prekin (Joani 20:27; 21:9). Dhe, Ai shfaqet në mes të nxënësve të tij kur “dyert ishin të mbyllura” (Joani 20:19, 26). Dhe Ai “humbi prej syve t’atyre” (Lluka 24:31). Krishti u ngjall me të vërtetë, por njerishmëria e tij e ringjallur është plot me jetë e perëndishmëri. Kjo njerishmëri është në formën e re të jetës së përjetshme të Mbretërisë së Perëndisë.
Dhe me të thënë këtë, doli përsëri përpara Judejue, e u thotë atyre: Unë nuk gjej asnjë faj tek ai. Por është zakon tek ju, që t’ju liroj një për Pashkë; doni pra, t’ju liroj mbretin e Judejue? Atëherë të gjithë thirrën përsëri: Jo këtë, po Barabain. Dhe Barabai ishte kusar.
Joan 18:38-40
Në foto: Pretoria, vendi ku u mbajt i burgosur Krishti
Dhe ja një burrë me emrin Josif, që ishte këshilltar dhe njeri i mirë dhe i drejtë… erdhi tek Pilati e i kërkoi trupin e Jisuit. Dhe si e zbriti, e mbështolli me një çarçaf dhe e vendosi në një varr të hapur në shkëmb, ku askush nuk ishte vënë ndonjëherë.
Lluk. 23:50-53
Në foto: Vendi ku u miros trupi i Krishtit