EmailFacebookKontakt

Mirënjohje për kujdesin që tregoni për fshatin tonë

Falenderim

Mirënjohje për kujdesin që tregoni për fshatin tonë

Fortlumturisë së e Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Z. Anastas

Fortlumturi:

Me emocion të veçantë komunikojmë me Ju, duke ju falenderuar, të ndajmë bashkë gëzimin e madh që kemi në fshatin tonë.

Do ju jemi gjithmonë mirënjohës për kujdesin që treguat për furnizimin e tubave të nevojshëm, që të shtrohet linja e ujësjellësit të Nartës. Eshtë gjithashtu, një lutje e denjë, që siç u informuam, se megjithëse kalonit vështirësinë e operacionit në sy, njëkohësisht kujdeseshit të kaloheshin pengesat për ujësjellësin.

Akoma do të nevojitet të bëhet shumë në fshatin tonë. Por, do t’ju kujtojmë gjithmonë Fortlumturi, si njeriu që bëtë fillimin.

Me respekt të plotë kërkojmë Bekimin Tuaj për të vazhduar përpjekjen, gjithmonë të lidhur ngushtë me Kishën dhe Zotin.

Ftesa për të pirë një gotë ujë nga ujësjellësi i ri është gjithmonë e vlefshme dhe përbën nder dhe gëzim për gjithë popullin e fshatit tonë.

Ju puthim dorën Tuaj
Kryeplaku u fshatit
Mihal Diamanti