Engjëlli u tha grave: Ju mos u frikësoni; se e di që kërkoni Jisuin, të kryqëzuarin. Nuk është këtu; sepse u ngjall, ashtu siç tha. Ejani, shikoni vendin ku ishte shtrirë Zoti. Dhe shkoni shpejt e ua thoni nxënësve të tij se: U ngjall prej së vdekurish, dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shikoni. Ja, jua thashë. Dhe ato ikën shpejt nga varri me frikë dhe me gëzim të madh, duke vrapuar për t’ua dhënë lajmin nxënësve të tij. Dhe ndërsa ato po iknin të lajmëronin nxënësit e tij, ja, Jisui i takoi ato, duke thënë: Gëzohuni! Dhe ato i erdhën pranë, i zanë këmbët dhe iu falën. Atëherë u thotë atyre Jisui: Mos u frikësoni; shkoni lajmëroni vëllëzërit e mi që të shkojnë në Galile; dhe atje do të më shohin.
(Matth. 28: 5-10)