EmailFacebookKontakt

Apel për bashkëjetesë fetare në Indonezi

Në një mesazh të tij, Mitropoliti orthodhoks Nikita i Hong-Kongut (Dioqeza e Patrikanës Ekumenike në Azinë Juglindore), ka bërë një apel – lutje për paqen mes religjioneve të ndryshme në Indonezi.

Kohët e fundit në këtë shtet me mbi dyqind milionë banorë, shumica të besimit islam, kanë ndodhur shumë përleshje të përgjakshme mes myslimanëve dhe të krishterëve dhe kështu është vështirësuar mjaft ushtrimi i shërbesave edhe për klerin orthodhoks.

Klerikët kanë pësuar kërcënime të rënda, ndërsa kishat mbrohen nga ushtria, ndërkohë që mjaft objekte kulti të krishtera janë shkatërruar a djegur.