Sipas revistës zyrtare të Kishës Kopte Al-Katrazeh, gjendja e komuniteteve të krishtera të Egjiptit është vështirësuar. Në të denoncohen tentativat për të fabrikuar fajtorë nga viktimat e disa trazirave ndërfetare të kohëve të fundit.
Gjithçka nis nga përleshjet e ashpra midis koptëve të krishterë dhe myslimanëve, të ndodhura në fillim të janarit në fshatin Al-Koçeh, 450 kilometra në jug të Kairos. Sipas të dhënave policore, pati 22 viktima: 18 koptë, një myslliman dhe tre trupa të paidentifikuar, që mendohet të jenë po të krishterë.
Gjithashtu, edhe në një lokalitet të afërt me të parin, është shkatërruar e djegur një kishë dhe 50 shtëpi e dyqane të banorëve të krishterë.