EmailFacebookKontakt

Olimbi Mulla, mësuesja e Korçës

Gjatë viteve të fundit, orthodhoksët Korçarë zbulojnë vazhdimisht, figurat heroike të atyre që u përndoqën se i shërbyen denjësisht arsimit dhe Kishës. Ndër to shquhet edhe Olimbi Mulla (1904-1978). U vlerësua veçanërisht nga populli për përkushtimin e saj në arsim.

Olimbia lindi në Berat, në kohën e pushtimit turk. Prindërit e saj patriotë dhe orthodhoksë të denjë në fytyrën e bijës së tyre dallonin cilësitë e një njeriu dinamik, që do të vazhdonte traditën. Për të realizuar ëndrrën e tyre e dërguan të studiojë në shkollën e Patriarkanës në Konstandinopojë.

Olimbia mbaroi shkollën femërore të Zapios në Konstandinopojë (1923) dhe u emërua në Korçë nëndrejtoreshë e shkollës femërore dhe drejtoreshë konvikti (1924).

U martua në Korçë më 1924 (familja e të shoqit quhej Mulla) dhe lindën dy fëmijë. Familja e lumtur dhe aktive pranoi gotën e hidhur të dhimbjes, sëmundjen dhe vdekjen e së bijës së re. Në orët e vështira mbështetje ishin njerëzit e Kishës. Një ierapostull shkroi: “Asgjë nuk fshin më mirë lotët, sesa vetëm duke parë qiellin”! Olimbia dorëzoi dhimbjen në duart e Perëndisë dhe dalngadalë punoi për dobinë shpirtërore të njerëzve të saj.

Si shprehje e parë të ndihmës quajti përkthimin në gjuhën shqipe të një libri fetar. Fletorja e shkruar me shkrim dore qarkulloi dorë më dorë ndërmjet orthodhoksëve dhe entusiazmoi lexuesit. Më vonë vazhdoi me përkthimin e Paravolive të Zotit, të Arkimandritit Serafim Papakosta.

Cilësitë e saj shpirtërore i njohën orthodhoksët dhe e zgjodhën anëtare të këshillit kishtar të Korçës. Pa vonesë u aktivizua dhe krijoi shoqatën (1945) që mbronte nënën dhe fëmijën. Jetimorja e mbyllur për shkak të Luftës së II botërore rifunksionoi dhe grumbulloi shumë fëmijë. Riorganizoi maternitetin e qytetit dhe emëroi një personel të madh infermierësh. E madhe ishte oferta e ndihmësve vullnetarë. Doktorë të specializuar në degën e gjinekologjisë, me studime të kryera në Francë, vëzhgonin të sëmurët.

Përpjekjet e saj shfaqën veprën humanitare të orthodhoksëve. Të krishterë dhe besimtarë të feve të tjera ndihmojnë pothuajse në të njëjtën mënyrë.

Kur u vendos sistemi komunist, u imponoi edhe vendimet ligjore. Karakteristike ishte rasti i institucioneve private (spitale, jetimore, azile etj), shoqatave (muzikantë, futbollistë etj), enteve (korporatë profesionistësh, industrialistësh etj). Për të vazhduar funksionimin, duhej që statuti i tyre të mbështeste ideologjinë e partisë.

Kryepleqësia ishte në kundërshtim me ndryshimet në institucionet kishtare etj. Përgjegjëse konsiderohet Olimbia, që ishte kryetare (1947-1967). Emri i saj ishte i rregjistruar në arkivat e sigurimit me “laps të kuq”, se pengonte në “modernizimin” e shoqërisë, por ajo nuk zmbrapsej!

Në epokën e përndjekjes së besimit (1967-1990), banesa e saj u bë kolimvithra e vogël e Siloamit. Të vuajturit vizitonin mësuesen për të shprehur të fshehtat e dëshpërimit të përndjekjes. Ajo e pafuqishme, e pazonja administrativisht, por me besimin tek Perëndia, i mbështeste në mënyrë metodike. Drejtonte të urtët dhe të besuarit të organizonin shoqëri të vogla qëndresash shpirtërore. Shoqëria e njohur kriptokristiane e Korçës ishte dhe dëshmi personale e saj. Me delikatesë u afrohej priftërinjve të përndjekur dhe u jepte forcë për të vazhduar fshehurazi luftën.

Sa më shumë partia vazhdonte veprimet e saj dhunuese, aq më tepër Olimbia shpaloste pa zhurmë lartësinë e saj shpirtërore dhe mbante hyjnoret dhe të shenjtat. E stolisur me margaritaret e trimërisë, durimit dhe diturisë ajo përpilonte tekste fetare anonime, që studionin dhe forcoheshin në luftën e përditshme të besimit.

Para se të funksiononin përsëri Kishat, Olimbia iku nga kjo botë. Emri i saj mbeti përkujtimore e arsimtares orthodhokse. Gruaja që u rezistoi presioneve ateiste dhe fitoi me idealet e arsimit dhe besimit.

Vasil Kaskadami, Teolog